IRAN – Shpërthime në Teheran, aktivizohet mbrojtja kundërajrore

TEHERAN, 23 prill /ATSH-AFP/ – Shpërthime janë dëgjuar sot në mbrëmje në Teheran, ku sistemi i mbrojtjes kundërajrore është aktivizuar, raportuan mediat iraniane.
Kjo është hera e parë që ndodhin incidente të tilla që nga hyrja në fuqi e armëpushimit me Shtetet e Bashkuara më 8 prill.
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, IRNA, ”janë dëgjuar të shtëna të mbrojtjes kundërajrore” në pjesën perëndimore të qytetit.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve Mehr raportoi se sistemi është aktivizuar kundër ”objektivave armiqësore”
Nuk ka ende konfirmim zyrtar për natyrën e objektivave apo për dëme të mundshme. /Ad.Ab/ a.jor.