ISH-PRONARËT: Dorëzimi i dokumentave për pronën deri në qershor
Autori i Lajmit: Red.Nga data 1 tetor deri mË 15 tetor procesi i dorëzimit të dokumentave të pronarve që kërkojnë pronën do të pezullohet. Propozimi republikanëve për të shtyrë afatin e dorëzimit të dosjeve pritet të gjejë miratim në parlamnet dy javët e para të tetorit. Më pas pronarët do të kenë afat deri më 20 qershor për të depozituara kërkesat e tyre. Qeveria ka përcaktuar edhe kriteret se kush dhe ccfarë do të fitojnë pronarët nga fondi prej 5 milion dollarë. Të favorizuarit do të jenë pronarët e Tiranës, Beratit dhe Gjirokastrës. Pasi këto qarqe kanë mbaruara hartën e vlerës së tokës. Grupi i punës i ngritur për të verifikuar tituj e pronësisë ka shfuqizuar deri tani 20 vendime të kthimit dhe kompesimit të pronave të marra në vite. Këto tituj pronësie të shfuqizuara janë në proces hetimi nga Agjesia e Pronave. Menjëherë pas marrjes në dorëzim të dosjeve Agjencia e Pronave shqyrton dokumentacionin e dosjes së pronës, të paraqitur nga institucionet nëse: pronësia mbi këto pasuri u është njohur, kthyer apo kompensuar më parë subjekteve të shpronësuara;ka në shqyrtim kërkesa/ankesa për njohje të pronësisë për pronat, të cilat bëjnë pjesë në listën e pasurive, që do të shërbejnë si fond për kompensim fizik. Dhe në përfundim hedh në hartë pronat e paraqitura. Në rast se për prona, brenda fondit për kompensim fizik, evidentohen pretendime nga subjektet e shpronësuara, atëherë deri në nxjerrjen e vendimit për këto pretendime, pasuria në fjalë do të përjashtohet nga lista e fondit të pasurive të paluajtshme, që do të shërbejnë për kompensim fizik.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007