E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishpërndarja e pikëve, shpallen fitues 1.549 kandidatë

Autori i Lajmit: S.BalliuQendra e Përpunimit Informatik kreu shërndarjen e dytë të kandidatëve për Arsim të Lartë me sistemin Meritë-Preferencë duke marrë parasysh pikët dhe kerkesat e secilit. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e shtypit, Brikena Kollccinaku, ka sqaruar si më poshtë: Nga kjo rezulton se 2.422 kandidatë ngrihen në një preferencë më të lartë. Ndërkohë që 1.549 kandidatë deri tani jo fitues, kanë rezultuar fitues në një nga preferencat e tyre. Gjithashtu në këtë shperndarje, 32% e kandidatëve rezultojnë të kenë fituar në preferencën e parë, ndërsa 55% në tre preferencat e para. Pikët minimale për çdo degë do të bëhen publike në faqen e internetit të MASH në orën 12:00. Listat e fituesve do të dërgohen në shkollat e mesme përkatëse dhe në fakultete. Gjithashtu do të botohen edhe në gazetën “Mësuesi” organ zyrtar i MASH. MASH, i ka dhënë çdo ankese të depozituar, të gjitha përgjigjet e nevojshme me korrektesë maksimale. Pranimet në Arsimin e Lartë do të bëhen sipas meritës dhe vullnetit të cdo kandidati. Është koha për ti thënë mjaft inskenimit të protestave boshe, gënjeshtrave, trillimeve dhe pretendimve të pabaza për pikë dhe nota që nuk janë fituar asnjëherë. Është koha për ti thënë mjaft pretendimeve per ndryshim të rregullave te lojës në momentin e fundit duke ndeshkuar më të zotët; sidomos kur këto rregulla kanë qenë të qarta për të gjithë. Viti universitar do të jetë 12 muaj për shkak të zhvillimit të provimeve të vjeshtës dhe kohëzgjatja e mësimeve dhe e pushimeve mbetet si më parë.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›