ISHP- raport për vdekshmërinë nga aksidentet
315 vetë humbin jetën çdo vit në Shqipëri nga aksidentet rrugore. E ka pohuar ISHP-ja në një një studim të posaçëm për shkaqet që sjellin vdekjen në Shqipëri. Në fakt aksidentet rrugore renditen të katërtat në listë, ndër faktorët që sjellin vdekshmërinë. Aksidente rrugore që prej 1991 kanë shënuar vetëm rritje dhe që prej asaj kohe numri i viktimave është rritur ndjeshëm, deri në 5000.
Numri mëmadhaksidenteve shënohet në Tiranë pasi ka më shumë automjete në qarkullim. Ndërsa janë meshkujt e moshës 25 deri në 45 vjeç ata që kapin numrin më të madh të autorëve të aksidenteve, të ndjekur nga meshkujt e moshës 18 deri 25 vjeç.
Raporti i ISHP-së në këtë pikë korrespondon edhe me atë të OBSH-së
Ora që shënon më shumë aksidente është 12 deri në orën 20, ndërsa shkaku i aksidenteve është shpejtësia tej normave të parashikuara në kodin rrugor dhe pakujdesia e këmbësorëve. Drejtuesit e Institutit të Shëndetit Publik theksojnë se krijimi i hapësirave për të lëvizur në këmbë me mjete më ekologjikisht të pastra jo vetëm që do të rrisë sigurinë rrugore, por do të kenë edhe impakte pozitive në cilësine e ajrit e në treguesit globalë të shëndetit.