Shkodër, plagoset me thikë një 27-vjeçar
Nuk është film, ka pak orë që ka ndodhur,ku një grup personash janë grindur ashpër në lagjen Serreq të Shkodrës dhë njëri ka plagosur rëndë një tjetër më thikë. Të grindesh me thika, të kujton filmat me bandat e rrugëve, por tashmë është kthyer në realitet të hidhur edhe në Shqipëri.
SHKODËR- Ka pak orë që ka ndodhur, rreth orës 19 kur një grup personash në një grindje të ashpër, në rrugë, njëri prej tyre ka lënë të plagosur rëndë Eduard Kol Zefin, 27 vjeç. Ai është shoqëruar menjëherë në spitalin Rajonal të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 00 në lagjen Serreq të qytetit.
Ata që i kanë parë kanë dëshmuar se kanë qenë disa persona që po grindeshin ashpër me njëruit-tjetrin. Njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Eduard Zefin. Pas plagosjes së tij të gjithë individët e përfshirë janë larguar nga vendi I ngjarjes edhe ai që e plagosi. Lajmi bëhet I diotur nga policia e cila është vënë në gjurmët e autorit të plagosjes, I cili sipas tyre është identifikuar.