E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: 40% e meshkujve alkool çdo ditë

 

Shifra të frikshme për konsumin e alkoolit në vendin tonë. Rreth  40% e meshkujve nga mosha 20-49 vjeç konsumojnë alkool çdo ditë, ndërsa te gratë dhe vajzat, kjo shifër është shumë më e ulët, rreth 5%. Statistikat vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Në këtë situatë, Ministra e Shëndetësisë bën apel për më shumë kujdes ndaj këtij fenomeni dhe zbatim të ligjit për alkoolin, i miratuar dy vjet më parë. Sipas këtij ligji, të miturit nuk duhet të frekuentojnë lokalet dhe pubet ku konsumohet alkool pas orës 22:00 të mbrëmjes. Nga të dhënat rezulton se 1 në 5 persona të grupmoshave nga 15-24 vjeç është përdorues i rregullt i alkoolit. Gjithashtu janë përcaktuar edhe një sërë rregullash të tjera që duhet të zbatohen, si nga qytetarët, ashtu edhe nga tregtarët e pijeve alkoolike. Aktualisht rreth 2.1% e popullsisë në rrethet kryesore të vendit bëjnë pjesë në kategorinë e alkoolpirësit të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›