Studentët jashtë: Na diskriminojnë
Shqipëria regjistron numrin më të lartë të studentëve të huaj në Itali. Sipas studimit të botuar në mediat italiane nga vendi ynë numërohen rreth 8500 studentë. Numri i tyre është dhjetë herë më i lartë se ai i studentëve francezë dhe njëzet herë më i lartë se i atyre spanjollë. Një nga pengesat për pritjen e studentëve të huaj është gjuha. Por studentët kritikojnë gjithashtu burokracinë. Sipas sondazhit të kryer këtë fakt e pranojnë rreth 605 e tyre, të cilët hasin vështirësi në plotësimin e dokumentacionit. Rreth 32 % e studentëve të huaj cilësojnë diskriminues vlerësimin e provimeve nga pedagogët italianë. Nga 2004 – 2006, numri i studentëve të huaj që kanë shkuar të formohen në Itali është rritur me 20 për qind duke kaluar nga 40 000 - 48 000", sqarojnë mediat italiane. Me 48.000 studentë të huaj, Italia mbetet megjithatë tepër larg Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës apo Spanjës për nga numri i studentëve të huaj që shkojnë të frekuentojnë universitetet e tyre.