ISHP: Banorët e Poliçanit të mos përdorin ujë nga çezma
Dyshimet për një epidemi të mundshme nga uji i pijshëm, duke parë shtrimin e njëpasnjëshëm të banorëve të qytetit të Poliçanit në spital, Instituti i Shëndetit Publik ka urdhëruar të mos përdoret uji i çezmës. Një gjë e tillë është bërë e ditur një ditë më parë, ku përmes një deklarate për shtyp, drejtuesit e ISHP lajmërojnë banorët e Poliçanit të mos përdorin për të pirë ujin e çezmës. Kjo, pasi sipas tyre, dyshohet të jetë burimi i epidemisë që deri më tashmë ka prekur rreth 100 banorë të zonës, ndërkohë që nga analizat paraprake Drejtoria e ISHP-së ka mundur të zbulojë edhe virusin e epidemisë, “Sigela-Fleksner”. Megjithatë, krahas masave të para edhe të drejtuesve lokalë, nga të dhëna të ISHP një ditë më parë mësohet se rezultati i analizave përfundimtare mbi epideminë e konstato në Poliçan pritet të dalin pas dy javësh. Sakaq, pas konfirmimit të analizave se në ujë janë zbuluar mikrobe të tilla si Salmonela dhe Sigela, drejtuesit e shëndetit publik në Berat kanë urdhëruar vendosjen e karantinës. Bëhet me dije se perimetri i izolimit nuk do të përfshijë vetëm zonën e prekur, por të gjithë të sëmurët që morën trajtim në spitalin e Poliçanit, tashmë do të rikthehen aty, në pamundësi për t’u larguar. Kushteve të rrepta filluan që t’iu nënshtrohen dhe familjarët e personave të infektuar. Bëhet me dije se rreth 100 banorë të Poliçanit morën trajtim mjekësor në spitalin e qytetit, ndërsa pjesa tjetër e të infektuarve e morën këtë trajtim në spitalin e Beratit. Pra edhe spitali i Beratit është futur në zonën e karantinës. Sipas drejtuesve të Institutit të Shëndetit Publik, situata e emergjencës ka kaluar, pasi në trajtim janë vetëm dy raste. Gjithashtu, drejtuesit e këtij institucioni bëjnë thirrje që në Poliçan të ndalohet konsumimi i ujit të pijshëm. Sipas drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, kjo çështje duhet të zgjidhet në nivel qeveritar, sepse ndotja ka ardhur nga depot që i përkasin territorit ushtarak. Ndër të tjera, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, tha se “epidemia dyshohet nga uji i pijshëm, gjithsesi analizat përfundimtare priten të dalin pas dy javësh, ndaj bëjmë thirrje që uji i pijshëm të mos konsumohet”. Specialistë të ISHP bëjnë me dije se virusi është i lehtë për t’u transmetuar dhe për këtë fakt ata kanë vënë në dijeni popullatën e Poliçanit.
Para pak ditësh, fëmijë e të rritur u shtruan në masë në spitalin e Skraparit. Personat kanë shfaqur simptoma akute të një infeksioni epidemik. Epidemia masive vuri në alarm strukturat përkatëse, të cilat evidentuan se mikrobi mund të kishte ardhur nga uji. Rreth 70 persona të të dyja gjinive dhe të grupmoshave të ndryshme mësohet se janë shtruar në spital në gjendje të fikëti dhe me diarre, për të cilën mjekët kanë dyshuar se mund të jetë një epidemi nga uji. Në ndihmë të pacientëve kanë shkuar edhe mjekët e spitalit të Beratit, të cilët u kanë ardhur në ndihmë të infektuarve. Bëhet me dije se vetëm pak ditë më parë se të përhapesh kjo epidemi në Poliçan, i njëjti problem u konstatua në Urën Vajgurore, dhe pas analizave e kontrolleve të ndryshme që iu bënë ujit, dëshmuan se faji ishte i ujit që konsumonin banorët. Pra uji ishte tërësisht jashtë parametrave të lejuara dhe për më tepër i ndotur me fekale. Pas kësaj, u mor vendimi për mbylljen e ujësjellësit që bënte furnizimin e banorëve të zonës dhe u këshilluan banorët që të mos e konsumonin ujin e çezmave.