“Vojo Kushi” ; Kthehet në universitet, me sistemin 3+2
Akademia e Edukimit Fizik dhe e Sporteve “Vojo Kushi”, në Tiranë nga muaji tetor i këtij viti do të marrë statusin e universitetit. Burime nga kjo akademi bëjnë me dije se ndërrimi i statusit të Akademisë së Sporteve dhe të Edukimit Fizik do të zhvillohen brenda vitit akademik 2008-2009. Pritet që me këto ndryshime nëntë universiteteve të Tiranës t’u shtohet dhe një i universitet i ri. Pra nga nëntë universitete që janë deri tani në Tiranë, do të shtohet dhe ai i Sporteve dhe i Edukimit Fizik. Bëhet me dije se studentët që do të shkollohen në këtë universitet do të ndjekin të njëjtin strukturë mësimore si në universitetet e tjera. Pra dhe ky universitet do të ketë në programin e tij Procesin e Bolonjës. Studentët në këtë universitet do të kryejnë tre vite universitet dhe më pas dy vjet master. Me ndryshimet që po bëhen duket se vetëm Akademia e Arteve do të ngelet me titull “akademi”. Por sipas burimeve nga Akademia e Arteve edhe kjo do të kthehet në universitet. Deri më tani Akademia e Edukimit Fizik dhe e Sporteve ”Vojo Kushi” përbëhet nga senati, rektorati dhe na përbërje të saj ka dhe katër departamente. Pra kjo akademi ka në strukturën e saj Departamentin e Shkencave të Edukimit Profesional, Departamentin e Sporteve Individualë dhe Kalitës, Departamentin e Lojërave Sportive dhe Departamentin e Mjekësisë Sportive.
Kriteret
Organizimi i konkursit të pranimit në këtë universitet nuk do të ndryshojë, burime nga ky institucion bëjnë me dije se pranimet e studentëve në këtë institucion, ashtu si edhe këto dy vjet, do të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore dhe të rezultateve të konkursit të pranimit. Konkursi i pranimit organizohet po nga vetë Institucioni publik i Arsimit të Lartë. Bëhet me dije se maturantët që do të pranohen nga në këtë institucion përveç rezultateve të Maturës Shtetërore, do t’u duhet të jenë të suksesshëm edhe në këtë konkurs. Ky konkurs organizohet për shkak të profilit të veçantë të këtij institucioni, në bazë të të cilave qëndron talenti dhe përgatitja fizike. Sipas sistemit Meritë-Preferencë është vendosur që konkursi të organizohet në muajin korrik që raundet e pranimeve në universitet të përfundojnë më herët dhe brenda javës së parë të vitit akademik 2008-2009.
Sipas udhëzimit të ministrisë për Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” në Tiranë, raporti mes provimeve të Maturës dhe konkursit të pranimit do të jetë në masën 30% (Matura) dhe 70% (konkursi). Ndërsa afati i regjistrimeve për të gjithë maturantët, që do të kërkojnë në Formularin A2 këto programe studimi, do të jetë periudha nga data 1 deri në 18 korrik 2008, nga ora 09:00, deri në orën 17:00 pranë sekretarisë së këtij universiteti. Bëhet me dije se periudhat kohore për datat e zhvillimit të konkurseve të pranimit në këtë institucion do të zhvillohen nga data 22 - 27 korrik 2008 për të gjitha specialitetet.