Ndoka në Poliçan: Pushteti vendor duhet të klorifikojë ujin e pijshëm
Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, ka vizituar Qendrën Shëndetësore të Poliçanit, në Qarkun e Beratit, gjatë së cilës kërkoi nga pushteti vendor më shumë kujdes për klorifikimin e ujit të pijshëm dhe verifikimin e problemeve të tubacioneve të dëmtuara.
Zyra e shtypit në MSH bëri të ditur se vizita e djeshme e ministrit Ndoka në këtë qytet vjen pak ditë pas situatës së krijuar atje, ku 70 banorë u shtruan në spital me probleme serioze gastro-intestinale, që mund të jenë shkaktuar nga uji i ndotur.
Ministri Ndoka vlerësoi gatishmërinë dhe përkushtimin e mjekëve për normalizimin e situatës, ndërsa informoi se grupi i punës, me përfaqësues të MSH-së, Institutit të Shëndetit Publik dhe specialistë të spitalit të Beratit, po punojnë për analizimin e shkaqeve.
Bëhet e ditur se janë marrë mostra të ujit të pijshëm, për të analizuar nëse është ky shkaku i infektimit të banorëve. Ndërkohë, gjendja e pacientëve të paraqitur në Qendrën Shëndetësore të Poliçanit me probleme gastro-intestinale, tani është normalizuar.
Vetëm 60% e fëmijëve lajnë dhëmbët
Rreth 60 për qind e fëmijëve në shkallë vendi i kushtojnë kujdes higjienës orale, larjes dhe pastrimit të dhëmbëve. Kjo u evidentua në Simpoziumin e dytë shkencor të Shërbimit Stomatologjik Publik, organizuar në mjediset e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, në Tiranë, nga Ministria e Shëndetësisë, ASHR, Institutit Shëndetësor Publik dhe drejtorive të shkollave të Tiranës.
Në këtë Simpozium të Dytë mbi shërbimin stomatologjik publik të pranishmit diskutuan mbi situatën e frakturës së dhëmbëve frontalë, higjiena e fëmijëve në shkollat 9-vjeçare, sëmundshmëria e kariesit në moshat 6, 8, 12 vjeç në qytetin e Tiranës etj. Gjatë këtij aktiviteti u paraqit dhe një vështrim paraprak mbi rezultatet e aplikimit të fluorit në shkollat e Tiranës.
Simpoziumi u organizua në kuadër të programit 5-vjeçar "Buzëqeshje e shndritshme, e ardhme e ndritshme", një program global i kompanisë Colgate që ka nisur dy vjet më parë në Tiranë nëpërmjet një fushate edukuese intensive për fëmijët e grupmoshës 7- 9 vjeç (klasa II dhe III). Burime nga MSH vunë në dukje suksesin e këtij programi në këto dy vjet, që po realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe kompaninë Colgate, Palmolive (ADRIA). Bazuar në rezultatet e deritanishme, projekti pritet të shtrihet në gjithë vendin. MASH-i, nga ana e saj, ka udhëzuar shkollat pjesëmarrëse në projekt që të zhvillojnë veprimtari edukuese në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Stomatologjisë të Universitetit të Tiranës. Në program është bashkëngjitur edhe një udhëzues për mësuesin kujdestar, për përfshirjen e koncepteve të higjienës orale në lëndët mësimore dhe në orët ekstra-kurrikulare.
"Buzëqeshje e shndritshme, e ardhme e ndritshme" është një program global i kompanisë Colgate që ka nisur që prej vitit 1991 dhe në të janë përfshirë më shumë se 46 milionë fëmijë në 80 vende të botës, si Rumani, Poloni, Serbi, Hungari, Austri, Gjermani, Greqi, Francë etj.