Berisha dëgjon kërkesat e partive pa deputetë
06/09/2009 Aleatët e vegjël të PD-së
Kryeministri Sali Berisha ka pritur dje krerë të disa partive aleate, të cilat ishin pjesë e koalicionit të djathtë parazgjedhor “Aleanca e Ndryshimit”. Kështu, Berisha ka pritur kreun e partisë “Bashkimi Liberaldemokrat”, Arian Starova, partisë “Balli Kombëtar Demokrat” Artur Roshi, partisë “Lëvizja e Legalitetit”, Ekrem Spahia. Krerët e partive të vogla që nuk mundën të merrnin asnjë mandat për deputet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Mësohet se Kryeministri ka bërë me dije se çdo parti politike që ishte pjesë e koalicionit të djathtë do të ketë një përfaqësim politik në qeverisjen e ardhshme në raport me votat që ka marrë në zgjedhje dhe për rrjedhojë në raport me kontributin që dhanë në koalicionin e djathtë. Mësohet se kreu i PDLD-së Arian Starova ka kërkuar që partia e tij të marrë postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme. Ndërkohë krerët e partive të tjera kanë kërkuar që në strukturën qeverisëse të përfitojnë poste në nivel drejtor drejtorish. Ndërkohë mësohet se kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka mund të jetë një ndër njerëzit më të afërt të Kryeministrit Berisha gjatë katër vjetve të ardhshëm, pasi ai mund të emërohet shef i kabinetit të kryeministrit ose sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë.