ISHP: Malarja u importua nga Greqia
Rasti me malarje është importuar nga Greqia. Pas konfirmimit të analizave, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik pranojnë sëmundjen tek 17-vjeçari nga Zallherri i shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv të QSU. “Pacienti 17-vjeçar, i cili sapo kishte kthyer nga Greqia, është i prekur nga një formë e lehtë e malaries”, tha dje drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino. Mësohet se ky person ka jetuar për 6 muaj në ishullin e Korinthit, ku janë verifikuar edhe raste të tjera të ngjashme. Bino konfirmoi se asnjë prej të afërmve të të riut nuk rezulton të jetë i prekur nga virusi. Momentalisht 17-vjeçari është i shtruar në Spitalin Infektiv dhe po mbahet i izoluar. Pas analizat e para, të kryera pranë Institutit të Shëndetit Publik, të cilat hodhën dyshime për sëmundjen, mostra të analizave u dërguan edhe në Romë, çka vërtetoi përfundimisht rastin.