E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: Mbrojtja e shëndetit mjedisor është mbrojtje për shëndetin njerëzor

Instituti i Shëndetit Publik bën promovimin për mbrojtjen e mjedisit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që ka në jetën e qytetarëve. Specialistët e ISHP-së po promovojnë nëpërmjet shpërndarjes së broshurave dhe konsultave me te rinjtë, mbrojtjen e shëndetit mjedisor, edukimin dhe informimin e opinionit publik për problemet e shëndetit dhe mjedisit, pasi është një nga çështjet kryesore të promocionit të shëndetit publik në Shqipëri. Specialistët pohojnë se ndryshimet klimatike, efektet në shëndet, cilësia e ajrit dhe e ujërave duhet të konsiderohen si një pjesë e rëndësishme e politikave dhe programeve të edukimit shëndetësor të ISHP-së. Sipas tyre, qëllimi për promocionin e shëndetit mjedisor është që t'i paraqitet komunitetit dhe grupmoshave një vizion i qartë për rolin e rëndësishëm që luan mbrojtja e mjedisit dhe sigurimi i shëndetit dhe jetës. Në departamentin e Edukimit dhe Promocionit të Shëndetit pranë ISHP-së po punohet në këtë fushë për ndërgjegjësimin e qytetarëve. Shëndeti mjedisor ka të bëjë me të gjithë faktorët e jashtëm fizikë, kimikë dhe biologjikë që ndikojnë tek njerëzit. Gjithashtu, ai përfshin vlerësimin dhe kontrollin e këtyre faktorëve mjedisorë, të cilët ndikojnë në shëndetin tonë. Ky proces është një pikësynim për parandalimin e sëmundjeve dhe krijimin e mjediseve të shëndetshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›