E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: Shqipëria i shpëtoi epidemisë së gripit

 

Vendi ynë i ka shpëtuar këtë vit epidemisë masive të gripit. Këtë pohojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik. Duke sqaruar se periudha janar–shkurt shënon pikun e rasteve, ata nënvizojnë se pasojat e gripit kanë qenë shumë më të lehta, se për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Ndërsa në fund të 2007, e fillim të 2008-ës u regjistruan në mbi 20 mijë raste në muaj të prekur nga gripi. Këtë vit numri i tyre ka qenë disa herë më i ulët. Për rrjedhojë mund të themi se Shqipëria i shpëtoi epidemisë sezonale këtë vit”, sqarojnë specialistët. Sipas tyre, shkak për këtë është bërë vaksinimi i më shumë personave, por edhe imuniteti ndaj viruseve që qarkullojnë. “Gjithsesi deri në fund të marsit risku mbetet prezent, prandaj nuk duhet të neglizhohen shenjat e para të virozëve”, theksuan specialistët. Nga ana tjetër, fluksi i pacientëve në spitale ka rënë ndjeshëm krahasuar me gjithë muajin e kaluar. Këtë javë në pediatrinë e kryeqytetit janë regjistruar gati gjysma e fëmijëve, që vinin për asistencë mjekësore dy javë më parë. “Kemi pasur mesatarisht 100 fëmijë në ditë, shumë më pak se në janar e shkurt, ku numri kapërcente të 240 rastet”, pohojnë mjekët. Sipas tyre, prindërit duhet të bëjnë kujdes me simptomat e gripit, duke paraqitur menjëherë tek bluzat e bardha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›