Berisha: “Jemi për energji të ndryshme, përfshi dhe energjinë nukleare”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Shqipëria është e hapur dhe e angazhuar për të bashkëpunuar për një treg unik energjie dhe standarde të larta. Këto komente kreu i qeverisë i bëri në fjalën përshëndetëse drejtuar Forumit të Parë Social të Komunitetit të Energjisë. Kreu i ekzekutivit ka theksuar se në politikat e saj energjetike, qeveria shqiptare ka mbrojtur dhe do të mbrojë interesat e shtresave në nevojë. Berisha ka garantuar më tej se qeveria e tij mbetet e hapur në diversifikimin e energjisë, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me fqinjët. Forumi Social i Komunitetit të Energjisë, në përputhje të plotë me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar një vit më parë në Vjenë ka trajtuar një nga problemet më të ndjeshme të energjisë, aspektin social të saj. Kryeministri shpjegoi më poshtë se “Krijimi i Komunitetit të Energjisë, përpjekjet e përbashkëta të vendeve tona për të përballuar këtë problem, përbën një nga vendimet më të rëndësishme rajonale. Ndihma e ofruar nga Komisioni Evropian është një inkurajim i madh për ne që të punojmë së bashku për një treg unik rajonal dhe më pas evropian, është një inkurajim i madh që së bashku, ky rajon me rezerva të mëdha energjetike të mund t u ofrojë qytetarëve të tij energjinë e nevojshme, të mund t i ofrojë ekonomisë së vendeve tona katalizatorin kryesor të zhvillimit, energjinë. Shqipëria ka trashëguar një vendnumëro të gjatë në zhvillimin e resurseve energjetike. Për rrjedhojë, në këtë problematikë në rritje, e kushtëzuar apo e ndikuar fuqishëm edhe nga ritmet e shpejta të zhvillimit të vendit dhe në të gjithë këtë kompleksitet, natyrisht, aspekti social është aspekti më i dhimbshëm. Qytetarëve u është dashur dhe u duhet të përballojnë blerjen e energjisë me çmime disproporcionalisht më të larta, sesa pagat e tyre. Ne jemi përpjekur dhe përpiqemi të mbrojmë shtresat më në nevojë. Në këtë kontekst, kemi bërë një kompensim të ndjeshëm të pensioneve dhe pagave të ulëta për lëvizjen e tarifave që bëmë një vit më parë. Së dyti, ne po vazhdojmë reformat, sepse asgjë nuk mund t u garantojë qytetarëve shërbimin e duhur, më mirë sesa sektori privat. Ndaj gjatë këtij muaji, ne finalizojmë privatizimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë. Ndërkohë po bëjmë përpjekje të mëdha për t u lidhur me vendet tuaja, me Malin e Zi, me Kosovën, me Maqedoninë, duke shtuar kështu lidhjet ekzistuese që kemi me Greqinë dhe Italinë, sikundër janë dhënë leje koncesionare jo për një, por për disa kabllo nënujore që do të lidhin Shqipërinë me tregun italian. Aspektet sociale të energjisë janë të shumëllojta, janë të lidhura me mjedisin dhe respektin ndaj tij. Shqipëria në tërësi është një vend që si burime pothuajse të vetme energjetike ka aktualisht burimet ujore dhe me një potencial shumë të madh ujor për t u shfrytëzuar. Janë rreth 20 milionë kilovat/orë ende të pashfrytëzuara për rreth 400 hidrocentrale të përmasave të ndryshme. Me një kuadër të ri ligjor, ne po ecim me shpejtësi drejt koncesionimit të tyre. Sikundër jemi të angazhuar për diversifikimin e energjisë, përfshirë këtu energjinë eolike, energjinë nga nafta dhe qymyret, energjinë nukleare. Në të gjitha këto raste, një bashkërendim dhe bashkëpunim ndërmjet vendeve tona do të jetë shumë i dobishëm dhe do të bëjë të mundur një optimizim shumë më të madh të burimeve respektive energjetike, do të bëjë të mundur që konsumatorëve të mund t u ofrohet energji me tarifat më të përshtatshme dhe po kështu edhe industrisë. Reformat në fushën e energjisë janë të pandërprera. Sërish ekzistojnë pengesa serioze, të lidhura kryesisht me interkonjeksionet, por, deri diku, edhe me burimet aktuale të pamjaftueshme për një rajon, i cili ka një dinamizëm të madh ekonomik dhe është bindja ime se aspekti më i rëndësishëm social qëndron së pari, në shërbimin më të mirë ndaj konsumatorit, në garantimin e furnizimit me energji, në çmimet më të leverdishme të mundshme, sepse energjia nuk prek vetëm direkt jetën dhe buxhetin familjar, ajo e afekton atë ndjeshëm edhe nëpërmjet ndikimit që ka në rritjen ekonomike. Duke ju siguruar se Shqipëria mbetet thellësisht e hapur të bashkëpunojë për një treg unik, të bashkëpunojë me ju për standardet më të mira sociale, për mbrojtjen më të mundshme të konsumatorëve, diversifikimin e burimeve dhe mbrojtjen e mjedisit, dua t i uroj këtij Forumi suksese në punën e tij dhe Komunitetit të Energjisë suksese në misionin e madh që ka”, - përfundoi Kreu i Ekzekutivit shqiptar.
“Shqipëria ka trashëguar një vendnumëro të gjatë në zhvillimin e resurseve energjetike. Për rrjedhojë, në këtë problematikë në rritje, e kushtëzuar apo e ndikuar fuqishëm edhe nga ritmet e shpejta të zhvillimit të vendit dhe në të gjithë këtë kompleksitet, natyrisht, aspekti social është aspekti më i dhimbshëm”
“Po bëjmë përpjekje të mëdha për t u lidhur me vendet tuaja, me Malin e Zi, me Kosovën, me Maqedoninë, duke shtuar kështu lidhjet ekzistuese që kemi me Greqinë dhe Italinë, sikundër janë dhënë leje koncesionare jo për një, por për disa kabllo nënujore që do të lidhin Shqipërinë me tregun italian”
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008