ISHP; Temperaturat e larta, fëmijët më të prekur nga gastroenteritet
Fëmijët nën moshën 5 vjeç janë më të prekurit nga gastroenteritet, sëmundje të zorrëve, të cilat mbizotërojnë në muajt korrik, gusht e shtator.
Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik bënë të ditur se në këtë periudhë raportohen mbi 2000 raste në javë, pjesa më e madhe e të cilëve janë fëmijë nën 5 vjeç.
Sipas ISHP-së, faktor risku janë temperaturat e larta, të cilat favorizojnë rritjen e agjentëve infektivë në ushqime dhe mjedis shtëpiak. Shkaktarët përfshijnë rotaviruset (deri në 25 për qind të të gjitha rasteve me diarre), E. coli, shigela dhe më pak salmonela jotifoide, kampilobakter apo kriptosporidium.
Ndërkohë, deri më sot, ISHP-ja nuk ka vërejtur grumbullime jonormale të rasteve në spitale. Për publikun janë duke u dhënë këshilla mjekësore lidhur me ruajtjen e higjienës dhe parandalimin e gastroenteriteve, sidomos tek fëmijët, ndërsa lidhur me rrethet turistike u është kërkuar mjekëve dhe epidemiologëve të mbledhin informacion edhe për turistët dhe në përgjithësi është rritur vëmendja për zonat me popullatë shumë të dendur.
Informacioni i ISHP-së mbi gastroenteritet sigurohet nga survejanca sindromike ALERT, për të cilën ky institucion përgatit një raport javor. Survejanca, bazuar në sëmundjet është një raportim mujor i sëmundjeve infektive, bazuar edhe në të dhënat laboratorike.
QSUT
Fluks pacientësh me virozat e stinës
Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, në kushtet e temperaturave të larta, ka ardhur në rritje.
Burime nga QSUT-ja thanë se në shërbimin e pediatrisë numri i fëmijëve që paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore varion nga 200 deri në 250, të cilët largohen pas marrjes së konsultës mjekësore. Ndërsa, sipas të dhënave nga shërbimi i kardiologjisë, këtu përballohet një fluks prej rreth 100 pacientësh në ditë.
Sipas këtyre burimeve, ky fluks, edhe pse konsiderohet normal në kushtet e temperaturave të larta, vjen dhe si pasojë e ditëve të pushimit të mjekëve të qendrave shëndetësore dhe poliklinikave. Pacientët e paraqitur janë ambulatorë dhe pasi marrin konsulencë mjekësore dhe këshillat përkatëse, largohen në shtëpitë e tyre.
Në kushtet e temperaturave të larta mjekët këshillojnë shmangien e daljeve në orët e pikut në diell, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe frutave, si dhe më shumë kujdes ndaj ushqimeve që konsumohen.
OBSH
Sëmundjet, 88% shkaktohen nga higjiena e dobët
Rreth 88 për qind e sëmundjeve që prekin trupin e njeriut janë të shkaktuara nga mungesa e higjienës. Organizata Botërore e Shëndetësisë evidenton se në të gjithë botën është zbuluar se ka një përqindje të lartë sëmundshmërie vetëm si shkak i mungesës së higjienës dhe ujit të ndotur. Sipas analizave të marra nga ekspertë në 140 vende të botës, uji i ndotur dhe higjiena e dobët janë burim kryesor sëmundshëmrie. OBSH-ja e ka cilësuar këtë si një ndër skandalet më të mëdha të botës. Për këtë arsye do të dërgohen specialistë në vendet më problematike për matjen e pastërtisë së ujit.
Edhe në vendin tonë zona të ndryshme kanë qenë pre e ndotjes së ujit të pijshëm, kjo si shkak i përzierjes së ujit të pijshëm me fekale. Vetëm para dy vjetësh në Tiranë, në zonën e quajtur Komuna e Parisit, 90 persona u paraqitën në infektiv me simptomat e një epidemie. Mungesa e ujit të pastër edhe në vendin tonë ka qenë burim sëmundjesh për shumë qytetarë.