Dosjet për ndarjen e Kosovës nga e kaluara duhen hapur sa më parë
E kaluara e popujve dhe e një populli apo shteti, nuk varët nga koniunkturatë e sistemeve okupuese, diktatoriale, antipopullore, racore, antihumane dhe antinjerëzore. Pavarësishtë vuajtjeve, pësimeve dhe keqtrajtimeve të shtresave, individëve, familjeve etj. Sepse, popujtë në kohëra dhe rrethana të tilla konjiunkturash dhe sistemesh historike, antipopullore, okupuese dhe tiranike, kanë përjetuarë gjithandej rruezullit tokësor, madje edhe në Europën e shekujve XVII, XVIII, deri në fund të shekullit të kaluar. Nëpër katrahurash kanë kaluar, anglezet, gjermanët, sidomos popujt në Rusi dhe Francë, Turqi etj. Qoftë gjatë marrdhënieve feudale, borgjeze kapitaliste e sidomos gjatë sistemit komunistë. Në këso sistemesh, ka qenë e pamundur të mos përfshihen përfituesitë, por shtresa e dëmtuara skajshmërisht ka qenë populli.
Populli shqiptar në Kosovën natyrale, që nga viti 1912 e deri më 1999, dhe populli shqiptarë nën pushtetin grek, Çamëri, thjeshtë kanë qenë të okupuar, të nënshtruar, të përsekutuar, të ndjekur dhe të masakruar. Jo gjithaq nga sistemi, sa nga fryma fashiste, racore, fetare dhe antinjerëzore. Nga kjo platformë nënshtrimi, ndaj shqiptarëve, sidomos nga viti l918 dhe në vazhdim, me shumicë kanë qenë dhe mbesin pre e sistemeve albanofobiste, e programeve shkombëtarizuese, e përndjekjeve, dëbimeve, deportimeve, burgosjeve, torturave, maltërtimeve e kështu më radhë. Shqiptarët nuk u janë nështruar sistemeve dhe pushtetit të huajë okupues.
Por, pikërisht në ato sisteme koniunkturash racore, antifetare, albanofobiste, përherë janë gjetur elemente destruktive, puthadorësh dhe “shqipfolësish”, elemente kolaboracionistësh të llojit të spiujve, tradhëtarëve e bashkëpunëtorëve, ndonjëherë të ashtuquajturit “nevojtarësh djalli” etj. Pushteti, si ai i Jugosllavisë avnoiste, që nga fillimi ka qenë sistem koniunkturash mashtruese, sidomos për shqiptarët, të cilët ngelën nën sundimin dhe okupimin e tri-katër njësish federale, Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi, në veçanti shqiptarët nën Greqi, “i mori lumi”, do të thoshte populli i një krahine sonë! Prandaj, pavarësisht kohëzgjatjes të sistemeve dhe koniunkturave të pushteteve okupuese, populli u ka qëndruar të gjitha tiranive të tilla për të dalë triumfues. Edhe përkundër pasojave mjaftë të rënda që e kanë pësuar shqiptarët, por më lehtë e kanë tejkaluar ata në Shqipëri, sadoqë ka pretendime të mos kuptohën shqiptarët e okupuar!...
Është më se nevojshme zbardhja e dosjeve për të mos u përseritur e keqja! Ka shumë raste, veç atij në diplomacinë e Kosovës, alias ambasadorit nga Kosova në SHBA. Sot e kësaj dite, në Gjuqësi, polici, në kuvend, minstri të ndryshme dhe sektore të tjera shtetërore, nga lartë poshtë dhe e kundërta, ekzistojnë figura, të cilat nuk e kanë vendin as “kuvendin” nëpër poste të ndryshme, sidomos me përgjegjësi publike e shtetërore. Hapja e dosjeve, bënë spastrimin e elementeve të dyshimta, të cilat ose duanë të “përmirësohen, më shumë të përulën ndaj eprorve dhe koniunkturës klanore”, ose mund të vazhdojnë veprimtarinë e rrëzikshme dhe të nëndheshme, me elemente të cilat gjendën akoma me shumicë jashtë Kosovës, madje dhe brenda saj, në regjion rreth nesh dhe kudo nëpër botë. “Miqësitë e vjetra zor se shuhën brenda një dekade”! Shtyrja dhe mos hapja e dosjeve, paraqet dyshime permanente dhe të dyanshme për shtetin dhe shoqërinë e re, jo vetëm në Kosovë. Hapjen e dosjeve, ish-vendet komuniste, sidomos në Evropë pothuajse e kanë përfunduar, me përjashtim të disa vendeve në G. Ballkanik, si pasojë e rrethanave të katër luftërave, të cilat u shkaktuan me fajin e Serbisë. As një vend ish-komunist, pra as Kosova nuk mund për t`i shpëtuar kësaj zezone të kohës makabër. Megjithatë, çdo vonesë dhe çdo shushuritje në institucione gjegjëse dhe në opinionin e gjërë, shkakton shqetësime të dyanshme. Prandaj, sa më parë që i bëhet zbërthimit të kësaj çështjeje, aq më mirë do të jetë për gjithë ata, të cilët dikur ishin të përfshirë nëpër punë të liga, emri dhe mbiemri ti cilëve, me shumicë dihet, përfolet, bisedohet dhe po të njëjtit, akoma bëjnë pengesa, për t`u hapur dosjet. Bëjnë pengesa për t`u demokratizuar dhe për të ecur Kosova drejt demokratizimit, bashkimit dhe frymëmarrjes më të lehtë dhe shum më pozitive për mbarë shoqërinë shqiptare dhe më gjerë. Pothuajse nuk ka institucion në Kosovë pa të atillë, të cilët dikur me devotshmëri i shërbyen pushtetit të kohës së Jugosllavisë titoiste. Por, më e keqja është se aty-këtu, nepër institucione shtetërore të Kosovës, ka të atillët, të cilët i shërbyenë edhe sistemit fashist milosheviqian, madje me libreza të partiesë nacional-fashiste-socialiste serbe, nga e cila kanë dalë me dhjetra dhe qindra kriminlë, një numër prej të cilëve vazhdojnë së dënuari në Hagë apo edhe në Beograd. Në gjyqet e Kosovës, njëherë për njëherë, nuk ka shansë që të dënohen kriminel, madje edhe bashkëpunëtorë të sistemit okupues serb. Kjo ndodhë edhe për shkakun e prokurorëve, gjykatësëve, madje edhe të disa avokatëve shqiptarë, të cilët dikur mbanin poste dhe ishin me paleta e bashkëpunëtorë të sistemit shovinistë serb!
Dëgjohet të thuhet se askujt nuk do “t`i pritet koka” me hapjen e dosjeve! Sigurisht se nuk do të duhej të kalohej në ndonjë hakmerrjeje. Sepse, atëherë pasojetë do të vazhdojnë varg e vijë. Dhe shoqëria e kësaj koniunkture nuk e ka ryerë punën.. Por, të heshtetë dhe të shtyhetë sa më gjatë çështja e dosjeve, është me pasoja, si kjo në SHBA, që tani del sheshazi! As kush mos të mendojë, madje as ata të cilët vendosin për këto vende më rendësi diplomatike, strategjike dhe me interes, madje edhe me konkurs, se të deleguarit në diplomacinë ndërkombëtare e ndërshtetërore, në vendet në të cilat do të vendosën ambasadorë nga Kosova, të mos e dinë, se cila është biografia e tyre e kaluar, madje e kaluare nga gjyshi e më largë, nga veprimtaria e babajt e kështu më rradhë. Këto lëshime të udhëheqësve tanë, jo vetëm me rastinë e caktimit të diplomatëve, atasheve, sekretarëve dhe nëpunsëve të ambasadave dhe konzulatave të Kosovës, por edhe në caktimin dhe lejimin e njerëzve nëpër gjyqësi, prokurori, institucione të drejtësisë, pse jo edhe nëpër ministri, qeveri dhe presidencë, është e pafalshme. Mbi të gjitha është tepër e panjerëzishme, që në këso vende me përgjegjësi vitale shtetërore, të vendosën njerëz me biografi dhe të kaluar tejet të dyshimtë. Kur dihet se në Kosovës dhe jashtë saj, në diasporë kemi me dhjetra njerëz, të cilët i plotësojnë të gjitha kushtet që të jenë përfaqësues diplomacish, gjyqesh, prokurorish, burgjesh, ministrish e kështu me rradhë. Prandaj, hapja e dosjeve mu për shkaqe të tilla, është imperative i domosdoshëm kohe dhe momenti aktual për Kosovën, më tepër se për çdo ish-vend tjetër komunist në Europë! Sepse, qarqet e institucioneve shtetërore, qysh tani i vendosin bazatë e shtetit me këmbë të shëndosha, apo këto baza shtetërore do të vihen në paterica.