E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP Vijezimi i rrugeve ul aksidentet rrugore

Sipas specialisteve qe kane kryer studimin per problematikat e trafikut ne kryeqytet rezulton gjithashtu se rritja e shpejtesise se qarkullimit si rezultat i zgjerimit te disa akseve ne kryeqytet si dhe mungesa e mbikalimeve ne ato rruge ku fluksi i levizjeve eshte shume i larte po keshtu edhe mungesa e vend-parkimeve po behet gjithnje e me shume burim per aksidente.

Vijezimi i rrugeve dhe krijimi i korsive te vecanta ul nivelin e aksidenteve duke ulur keshtu edhe ndotjen e ambientit. Studimi i fundit i Institutit te Shendetit Publik tregon se si ne kryeqytet mund te ndodhin me pak aksidente ne rast se Bashkia e Tiranes do te merrte persiper pergjegjesite duke vijezuar rruget.

Numri shqetesues i vdekjeve mesatarisht 315 raste ne vit dhe i te plagosurve demet qe pesojne mjetet dhe kostoja e larte per tu perballuar nga shoqeria e familjet ndaj traumave te trafikut. Kerkimi i shkaqeve te aksidenteve dhe presioni ndaj ketyre per te bere uljen dhe reduktimin e aksidenteve rrugore here ka dhene frytet e veta por ne jo pak raste kane ardhur ne nje pike konsumimi e imunizimi ndaj tyre.

Shkaqet

Ne studimin e ISHP-se evidentohet se shkaqet e aksidenteve ne Tirane nga krijimi i nje lloj kulture te deformuar per trafikun ku zgjidhjet kerkohen nga Policia Rrugore tendenca per ta permiresuar gjendjen nga penalizimet dhe gjobat. Ushqyerja e perditshme e publikut me kronika te zeza e mbart edhe rrezikun e familjarizimit me kete te keqe qe mund te evitohet.

Sipas specialisteve qe kane kryer studimin mbi problematikat e trafikut ne kryeqytet rezulton gjithashtu se rritja e shpejtesise se qarkullimit si rezultat i zgjerimit te disa akseve ne kryeqytet si dhe mungesa e mbikalimeve ne ato rruge ku fluksi i levizjeve eshte shume i larte po keshtu edhe mungesa e vend-parkimeve po behet gjithnje e me shume burim per aksidente.

Tirana

Tirana nje metropol i madh gjithnje ne zhvillim e transformim te vazhdueshem.

Gjendja e trafikut me gjithe permiresimet eshte ende shume problematike per jeten e qytetareve te saj. Koha po na vendos perballe te panjohurave kur mendojme se ende kemi numer te reduktuar te mjeteve per banore 1 mjet ne 10 banore inventari eshte aty rreth 120 mije automjete. Llogaritet qe ne dy-tre vitet e fundit te jene shtuar afro 40 mije mjete. Specialistet rekomandojne 200 km rruge te reja ne kryeqytet unaza e re ende e paperfunduar. Nderkohe qe vazhdojne ndertimet me godina shumekateshe pa menduar per parkimet e mjeteve. Gjendja e trafikut publik eshte me mangesi te theksuara dhe nuk afron sherbimin e duhur per qytetaret. Transporti publik nuk ofron sherbim per qytetaret por perdoret vetem nga pjesa qe nuk ka mundesi te levize me mjete te tjera. Per pasoje prirja eshte drejt perdorimit te mjeteve vetjake dhe jo atyre publike qe do te thote me shume makina ne rruge me shume probleme ne te ardhmen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›