E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP, laborator i ri per analizat

Instituti i Shendetit Publik pritet te perfundoje plotesisht laboratorin e ri te virologjise, ku do te kryhen te gjitha analizat. Ky eshte laboratori i pare i ketij lloji ne vendin tone dhe do te mundesoje kryerjen e analizave brenda vendit. "Kemi filluar te investojme ne rritjen e kapaciteteve tona laboratorike, para se te fillonin te ndodhnin ngjarjet ne Meksike, lidhur me virusin e ri. Po pergatiteshim per nje pandemi te mundshme, nga gripi i shpendeve. Megjithate ne Shqiperi, kemi kapacitete per te diagnostikuar disa faza te virusit"- ka pohuar dje drejtori i ISHP-se, Alban Ylli. Sipas tij, tashme ISHP eshte e detyruar qe per elemente gjenetike, te dergoje mostrat ne laboratoret e references, ne Angli ose Rumani. "Ne vjeshte pritet te perfundoje ne mjediset e ISHP-se, laboratori i sigurise se nivelit te trete. Kjo do te na garantoje me shume efikasitet e shpejtesi ne dhenien e pergjigjeve, qofte per klinicistet, qofte per te analizuar situaten e pergjithshme epidemiologjike"- pohoi Ylli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›