Letersia, 150 maturante me rezultat te ri
Rreth 150 testeve nga 900 te ankimuara per lenden me detyrim te Letersise, iu eshte ndryshuar rezultati. Lajmin e ben te ditur Alfons Harizaj, drejtor i Agjencise Qendrore te Vleresimit te Arritjeve (AVA). Por, cudia qendron pikerisht tek 15 teste, te cilat kane pasur nje ndryshim me efekt te kundert nga sa e kane kerkuar te zotet e tyre, pra maturanteve qe pretendojne se iu eshte shkelur e drejta.
Ulja e pikeve
Sipas drejtorit te AVA-s, Alfons Harizaj, plot 15 testeve iu jane ulur piket, edhe pse eshte kerkuar qe atyre t'u rritet numri i pikeve. "Maturantet qe ankimuan rezultatin me qellim permiresimin e rezultatit, duhet te perballen me nje rezultat te ri, pra me pike me te uleta", tha Harizaj. Me sa duket kjo kategori maturantesh, ka pasur besim ne dijet e tyre, por ka rezultuar se nje gje e tille nuk ka qene aspak e vertete. Dhe me e keqja eshte se ata kane paguar 1.600 leke per te perfituar nje rezultat me te dobet. Fillimisht, si te gjithe ankimuesit e tjere, ata kane paguar 400 leke per terheqjen e testit. Me pas, duke dashur ndryshimin e rezultatit duke rritur numrin e pikeve, ata kane paguar edhe 1.200 leke te tjere. Ne fund, jane perballur me nje rezultat me te dobet.
Rritja
Ndersa 135 maturante te tjere, ia kane arritur qellimit per te cilin kane bere ankimimin. Alfons Harizaj, drejtor i Agjencise Qendrore te Vleresimit te Arritjeve thote se 135 maturante, kane kerkuar rishikimin e rezultatit, me qellim permiresimin e tij dhe ne fakt, ka rezultuar se kerkesa ka qene e drejte. Pa dashje, atyre u ishte "ngrene" haku, duke u vleresuar me me pak pike sesa meritonin. Pra, atyre u eshte ndryshuar tashme rezultati, duke marre ate qe meritojne. Pothuajse gjysma e maturanteve te pakenaqur me noten e Letersise, jane mjaftuar vetem me rishikimin e testit te provimit. Ndersa pjesa tjeter, pas rishikimit te testit ka kerkuar qe provimi i tyre te rivleresohej. Menjehere pas perfundimit te ketij provimi, plot 900 maturante ne shkalle vendi depozituan ne shkollat perkatese, kerkesen per rishikimin e testit te Letersise. Nderkohe qe rreth 500 maturante, duket se jane bindur me vleresimin qe ne kete hap per provimin e tyre, per kete arsye ata kane vendosur qe te mos vijojne me tej.