Infektivi, "braktiset" nga frika e gripit te derrit
Spitali Infektiv gjate dites se djeshme, kishte marre nje tjeter pamje nga ajo qe jemi mesuar te shohim. Pacientet te cilet kerkonin ndihme mjekesore, qofte edhe ne urgjence, ishin te paket. Kurse familjaret e atyre qe jane te shtruar nuk lejohen te futen, per shkak te masave te reja qe jane marre, pas evidentimit te rastit te pare te gripit te derrave.
Rastet
Ne spitalin Infektiv te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" numerohen me dhjetera raste vizitash ne dite, te personave qe vuajne simptomat e gripit. Jane bluzat e bardha qe konstatojne shkallen e semundjes dhe vleresojne analizimin e tyre me tej. Shefi i sherbimit ne spitalin Infektiv, Dhimiter Kraja, pranon mbi 60 raste te dyshuara, te cilat jane derguar ne laboratorin e Institutin e Shendetit Publik. "Deri tani jane paraqitur rreth 60 raste, te gjitha kane qene negative. Masat, pas shfaqjes se rastit te pare jane shtuar ne ato drejtime qe i takojne situates. Spitali eshte dhe ka qene, ne gatishmeri te plote. Per rastet qe do te jene te parat, ne disponojne Tamiflu"- u shpreh shefi i sherbimit te Infektivit, Dhimiter Kraja. Sipas tij, nuk duhet lene vend per alarmim, ndersa ritheksojne simptomat ku pacienti duhet te drejtohet ne spital. "Shenja me e rendesishme eshte nje temperature e larte, dhimbje kockash sidomos ne ekstremitet e poshtme, si dhe kockat e kembeve dhe djegia e fytit",- theksoi Kraja.
Studenti
Pavaresisht se ne spitalin Infektiv kane shkuar me dhjetera raste, mjeket kane "goditur ne shenje", me analizat qe kane marre tek studenti nga Gjirokastra. "Shume persona vijne me simptoma te gripit, por studenti nga Gjirokastra pati ato simptoma te vecanta, qe ne na bene te dyshojme, ndaj edhe derguam analizat per verifikimin e plote te rastit, nese ishte grip i zakonshem apo virusi H1N1"- ka pohuar Kraja. Sipas shefit te Infektivit, studenti nga Gjirokastra, i konstatuari si personi i pare me virusin A/H1N1 tashme eshte plotesisht i sheruar, duke mos perbere rrezik per persona te tjere. Pacienti 21-vjecar ka qendruar vetem disa ore ne spital ku ka marre mjekimin e duhur, por jo vaksinen Tamiflu dhe me pas eshte larguar.