Banka Botërore përgjysmon nivelin e rritjes ekonomike të Shqipërisë gjatë krizës
Publikohet raporti për “Zhvillimin e financave globale”. Shqipëria zbret në 1.5%. Kërkohet hartimi i strategjive antikrizë. Rritet 3% deficiti fiskal në vend
Albert Gjoka
Shqipëria do të ketë ulje dy herë më të madhe të ritmeve të zhvillimit të saj, sesa është parashikuar më parë nga institucionet financiare ndërkombëtare. Ky parashikim ka ardhur nga Banka Botërore, e cila u ka bërë thirrje të gjitha qeverive të botës të tregohen vigjilente në hartimin e strategjive për kapërcimin e krizës. Në raportin për “Zhvillimin e financave globale”, të publikuar gjatë punimeve të një konferencë ndërkombëtare të zhvilluara dje në Seul, janë publikuar për herë të dytë shifrat e rritjes ekonomike për të gjitha vendet, ku Shqipëria parashikohet të ketë rritje në masën 1.5 për qind. E gjithë bota do të tejkalojë nivelin e recesionit ekonomik dhe ketë një rritje me – 2.9—1.7 për qind. Vetëm në vitin 2010 pritet të ketë përmirësime. Vetëm ekonominë e vendeve në zhvillim, si ajo e Kinës dhe Indisë, apo e ndonjë vendi tjetër, do të shënojnë rritje të lartë ekonomike. Banka Botërore ka kërkuar që të ndërmerren hapa të kujdesshëm edhe në politikat fiskale. Vende të tilla si Shqipëria nuk kanë mundësi për ulje të ndjeshme, ndërkaq presionet e krizës pritet të rrisin me 3 për qind deficitin fiskal.
Raporti
Banka Botërore paralajmëroi dje se perspektiva e ekonomisë globale mbetet "jashtëzakonisht të paqarta", pavarësisht shenjave të fundit të përmirësimit të situatës në disa pjesë të botës dhe uli parashikimin për rritjen ekonomike gjatë vitit 2009 për pjesën më të madhe të ekonomive. Banka Botërore, që kohët e fundit uli më tej parashikimet e bëra për ekonominë globale me një tkurrje prej 2,9 përqindësh, krahasuar me 1,7 për qind që ishte parashikuar në muajin mars, si dhe për herë të parë publikoi të dhëna për shtete dhe ekonomi të veçanta. Gjithashtu, ajo iu bëri thirrje qeverive për "vigjilencë" në hartimin e një strategjie për kapërcimin e krizës dhe ndryshimin e politikës fiskale dhe zgjerimit monetar pas fillimit të rimëkëmbjes ekonomike të botës.
Në raportin e publikuar gjatë punimeve të një konference ndërkombëtare në Seul, Banka Botërore deklaroi se politika e paprecedent e zgjerimit mund të ketë efekte të rënda të padëshirueshme në politikat e ardhshme, nëse vazhdon të përdoret edhe pas nisjes së rikuperimit ekonomik. Në të jepen parashikimet për dy vitet, 2009-2010. Gjatë këtij viti, ekonomia globale do të jetë me rritje negative; vetëm në vitin pasardhës pritet të ketë dalje nga zona e akullit dhe rritje ekonomike (shih tabelën).
Shqipëria
Piku i krizës financiare botërore e gjeti Shqipërinë në një vit elektoral dhe deri tani qeveria as nuk e ka pranuar faktin që vendi është në krizë; prandaj, nuk mund të flitet për paketa dhe strategji antikrizë, ashtu siç rekomandon edhe Banka Botërore. Ekspertët e Bankës në Uashington pohojnë se gjatë vitit 2009, rritja nuk do të jetë mbi 3 për qind, por e përgjysmuar; rreth 1.5 për qind. Ndërsa në dy vitet e ardhshme ajo do të rritet në masën 2 për qind për vitin 2010 dhe 3 për qind për vitin 2011. Këto të dhëna flasin për përgjysmim të parashikimeve të dhëna më parë nga organizmat financiare ndërkombëtare. Në Samitin e Pranverës të Bankës Botërore dhe FMN-së u paraqiten të dhëna se Shqipëria do të jetë vendi i vetëm në rajon me rritje ekonomike mbi 3 për qind gjatë vitit 2009. Sipas tyre, në vitin 2010 dhe më vitin tjetër pasardhës do të kishte dyfishim të rritjes. Por, duket se me rivlerësimin e ritmeve të rritjes së ekonomisë globale, vendi ynë parashikohet të ketë përgjysmim të ritmeve të zhvillimit.
Problem mbetet edhe politika fiskale. Ulja e taksave dhe aplikimi i taksës së sheshtë e bën të pamundur rishikimin drastik të nivelit të taksave; kjo duket se bën të pamundur dhe stimulimin në fushat kryesore të taksave. Ndoshta, e vetmja fushë ku pritet të ketë lehtësime është sistemi i taksimit të kompanive për sigurimet shoqërore. Ekspertët e Bankës parashikojnë rritje të deficitit fiskal gjatë vitit 2009 në masën 3 për qind për shkak të krizës dhe pasojave që do të ketë ajo mbi biznesin vendas. Të dhënat e Tatimeve, por edhe të Doganave, flasin që tani biznesi nuk arrin të paguajë detyrimet fiskale ndaj shtetit.
RRITJA EKONOMIKE E SHQIPËRISË
Viti 2008 – 6 për qind
Viti 2009 – 1.5 për qind
Viti 2010 – 2 për qind
Viti 2011 – 3 për qind
Viti 2009 2010
parashikimi i rishikuar parashikimi i rishikuar
Bota -2,9 -1,7 2,0 2,3
Ekonomitë me të ardhura të larta
Zona Euro -4,5 -2,7 0,5 0,9
Japonia -6,8 -5,3 1,0 1,5
SHBA-të -3,0 -2,4 1,8 2,0
Ekonomitë në zhvillim
Kina 7,2 6,5 7,7 7,5
Rusia -7,5 -4,5 2,5 0,0
Brazili -1,1 0,5 2,5 3,2
India 5,1 4,0 8,0 7,0
“Trading Safely”: Rënie të rritjes ekonomike në Shqipëri
Edhe një tjetër organizatë e huaj parashikon ulje të ritmeve të ekonomisë shqiptare për vitin 2009. Duke iu referuar të dhënave të muajve të parë të këtij viti, “Trading Safely” parashikon ndikim të madh të krizës globale mbi ekonominë shqiptare; dhe konkretisht kjo do të ndihet tek të ardhurat e emigrantëve, niveli i kreditimit dhe depozitave. Sipas Qendrës për Kërkime dhe Studime të Ekonomive në nivel ndërkombëtar (Trading Safely) viti 2008 pati një përparësi përsa i përket rritjes sepse u ndikua kryesisht nga të ardhurat e emigrantëve dhe investimet publike në rrugë. Ekspertët e kësaj organizate thonë se ky vit ka tkurrje në shumë prej sektorëve të ekonomisë. Edhe këtë vit “Trading Safely” e klasifikon Shqipërinë në Grupin D, çka do të thotë se është një vend me risk të lartë politik dhe ekonomik dhe ku ka shumë mundësi që klima e biznesit të jetë e ndikuar nga sjellja politike. Në anën tjetër, klima e biznesit në vendin tonë listohet në kategorinë C, klime e vështirë për sipërmarrjen; kjo përllogaritet bazuar në tregues të tillë si informimi financiar dhe roli që luajnë institucionet shtetërore në këtë drejtim.
23 Qershor 2009