Test në Britani:Monstrat ekzistojnë
Monstrat ekzistojnë. Kjo është hipoteza e re që kanë hedhur kërkues të universitetit “Brookes” të Oxford pas disa testeve mbi dy lloje qimesh misterioze, të gjendura në një pyll të largët në kodrat Garo, në Indi.
Ekspertët nuk kanë mundur të përputhin analizat gjenetike të këtyre qimeve me asnjë prej kafshëve të njohura deri tani. Sipas banorëve lokalë, këto qime i përkasin një “mande barung”, një njeriu të egër të quajtur në versionin himaljian “Njeriu i stërmadh i dëborës”. Të gjetura rreth pesë vite më parë dhe të gjata respektivisht 44 dhe 33 milimetra, sipas shkencëtarëve, teknikisht dy qimet nuk mjaftojnë për të vërtetuar ekzistencën e njerëzve mostra, por nuk përjashtojnë në të njëjtën kohë një mundësi të tillë. Sipas një eksperti majmunësh, Ian Redmond, këto qime janë një mundësi e fortë e ekzistencës së tyre. Shkencëtarët e specializuar në “Oxford” dhe “Cardiff” po vazhdojnë analizat e specifikuara për të zbardhur këtë enigmë.