I arrestuar 40 herë, bëhet polic
Një belg i arrestuar për rreth 40 herë nga policia për krime të ndryshme, ka mundur të kalojë barrikadat dhe të bëhet polic, duke marrë edhe çelësat e të gjitha dyerve në një rajon policie, por në fund u zbulua.
Një gabim i madh që i ka kushtuar reputacionin komisariatit të një qyteti në Belgjikë. Gabimi u zbulua vetëm pas dy javësh dhe fare rastësisht, nga një polic. Pas kësaj njeriu i famshëm i arresteve u pushua nga puna. Ai kishte dalë nga burgu vetëm 15 ditë para se të fillonte punën e re si polic, dhe ishte destinuar për një nga komisariatet më të rëndësishme e më serioze të policisë se Brukselit. Toleromi i kërkesës së dokumenteve bëri të mundur, që njeriu i 40 arresteve të futej në punë si polic. Pasi iu kërkua certifikata e sjelljes së mirë, ai u mundua dhe e vonoi atë për 15 ditë me arsye të ndryshme, por ata e lejuan përsëri ta fillonte punën e ta paraqiste më vonë certifikatën e sjelljes, duke bërë gafën më të madhe të vitit në policinë belge.