ISKSH, 26 qendra shëndetësore në vend do të qëndrojnë 24 orë hapur
Qendrat shëndetësore të largëta, pagesë shtesë për personelin. Urdhri i ri, për shkak të mungesës së shërbimit të urgjencës në këto zona
Emanuela Sako
ISKSH-ja ka nxjerrë një udhëzim të ri, qw i detyron qendrat shëndetësore në zonat e largëta, ku mungon shërbimi i urgjencës, të qëndrojnë 24 orë hapur. Vendimi është dhënë pasi në shumë fshatra apo qytete të vogla mungon shërbimi i urgjencës dhe pacientëve nuk u jepet mundësia e marrjes së ndihmës së menjëhershme. I gjithë personeli që do të qëndrojë në pritje të urgjencave do të përfitojë një shtesë page nga fondi i qendrës shëndetësore përkatëse. Sipas përllogaritjeve të bëra rezulton se kostoja e këtij shërbimi (paga, sigurime shoqërore e shëndetësore, mallra e shërbime) për një qendër shëndetësore në një vit shkon rreth 1.5 milionw lekë. Ndërsa kostoja për 26 qendra shkon rreth 39 milionw lekë. Gjithashtu, parashikohet dhënia e një shtese për kushte pune për mjekun pediatër që punon si konsultor, pra që nuk mbulon një numër të caktuar banorësh. Kjo shtesë nuk ishte parashikuar në udhëzimin e mëparshëm. Po kështu, parashikohet edhe shtesa për kushte pune për vendin e punës si infermiere në kirurgjinë vazale. Të dyja shtesat e mësipërme, të cilat janë përkatësisht 1100 lekë në muaj për mjekun pediatër në konsultore dhe 1000 lekë në muaj për infermiere në kirurgjinë vazale, përballohen nga buxheti i vitit 2009 i qendrave shëndetësore.
Qendrat
Të gjitha qendrat shëndetësore që ndodhen në zona qw nuk kanë afër shërbim sekondar (i cili mund të ofrojë shërbimin e urgjencës) do të kenë shërbim shëndetësor 24 orë pa ndërprerje. Për të motivuar afatin e këtyre qendrave, ISKSH-ja ka përcaktuar shtesë të pagës për të gjithë personelin. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor vendosi dje shtesat në pagë që do të kenë punonjësit që do të shërbejnë gjatë orëve të natës. Ky shërbim, i cili është parashikuar në paketën bazë të shërbimit parësor, do të ofrohet me pagesë shtesë për personelin, duke filluar nga data 1 janar 2009. “Motivimi i stafit mjekësor do të vijojë të jetë politikë e jona në mënyrë që popullata të marrë shërbim të kualifikuar gjatë 24 orëve edhe në këto qendra shëndetësore, të cilat nuk kanë afër një shërbim urgjence”, - u shpreh, në mbledhjen e Këshillit Administrativ të ISKSH-së, drejtoresha e Përgjithshme, Elvana Hana.
Zonat
Sipas marrëveshjes midis ISKSH-sw dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ky shërbim është përcaktuar të ofrohet nga 26 qendra shëndetësore të bashkive të kategorisë së tretë, të cilat janë: në rajonin Berat, 1 qendër shëndetësore (Ura Vajgurore); Dibër, 1 qendër shëndetësore (Klos); Durrës, 5 qendra shëndetësore (Shijak, Sukth, Manzë, Fushë-Krujë, Rrogozhinë); Elbasan, 2 qendra shëndetësore (Cërrik, Belsh); Fier, 3 qendra shëndetësore (Patos, Roskovec, Divjakë); Gjirokastër, 2 qendra shëndetësore (Libohovë, Këlcyrë). Po kështu, në Korçë, 1 qendër shëndetësore (Maliq); Shkodër, 3 qendra shëndetësore (Koplik, Vau i Dejës, Fushë-Arrëz); Vlorë, 4 qendra shëndetësore (Orikum, Selenicë, Himarë, Konispol). Njëkohësisht edhe në Tiranë do të qëndrojnë hapur 2 qendra shëndetësore (Kamzw, Vorë); në Lezhë, 2 qendra shëndetësore (Rubik, Mamurras). Për këtë arsye janë parashikuar të shtohen në udhëzimin përkatës pagesat përkatëse për shërbimin që do të ofrojnë nga ora 20.00 deri në orën 08.00, për mjekët, infermierët dhe shoferët.
25 Shkurt 2009