ISKSH: Pacientëve u kthehet besimi tek mjeku i familjes

Si rezultat e ndërmarrjes së reformave në shërbimin shëndetësor parësor, pacientëve iu kthehet besimi te mjeku i familjes. Ky është rezultati i studimit të kryer nga specialitë të Intsitutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në rajonet Tiranë, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe Lezhë si në zonat rurale, ashtu edhe në ato urbane, qëllimi i të cilit ishte evidentimi i rezultateve të reformës në kuptimin pozitiv dhe negativ. Ky studim u krye mbi bazën e opinioneve të 756 pacientëve jashtë qëndrave shëndetësore dhe të 251 mjekëve. Nga analizimi i këtij studimi rezulton se përfituesit e shërbimit janë të kënaqur me kohën që u kushton mjeku, me vizitën dhe me keshillat e tyre në masen 91% dhe vetëm 9% e përfituesve mendojnë të kundërtën. Ndërsa 91.6% e popullatës nuk dëshiron të ndërrrojnë mjekun e familjes. Në lidhje me gadishmerinë e mjekut, 86% e popullatës deklaron se e gjejnë gjithmonë mjekun në vendin e punës dhe 82.8% e atyre që kanë kërkuar shërbim te MPF në shtëpi, u është dhënë ky shërbim. Lidhur me kënaqesinë e klienteve ndaj ambienteve të qëndrave shëndetëore, 63% mendojnë se ato janë të përshtatëshme për një shërbim të mirë, kundrejt 36.6% që përgjigjen negativisht.
Plot 87.8% e qytetareve do t’ja rekomandonin Qendrën e tyre shëndetësore miqve dhe të afërmve të tyre. Transparenca në vendimarrje në shpenzimet e buxhetit dhe në komunikim të drejtuesve me stafin e tyre është një nga elementet kryesore të menaxhimit të suksesshëm. Pjesa më e madhe e mjekëve (59% e tyre) mendojnë se ka transparence në vendimet që merren nga ana e drejtorit për organizimin e punës, por 22% nuk e dinë dhe 19% thonë se nuk ka transparence. E njëjta situatë është edhe në lidhje me shpenzimet e buxhetit ku afërsisht gjysma e mjekëve thone se ka transparence (52%) ndërsa 25% thonë se nuk ka transparencë. Funksionimi dhe roli i Bordit të qëndrës shëdetësore në funksionimin normal të qendrës është një tjetër pike e “nxehtë” për të cilën janë intervistuar mjeket. Vetëm 43% e tyre janë të informuar për mënyrën e funksionimit të Bordit dhe 33% e tyre mendojnë se Bordi ka impenjimin e duhur për të trajtuar problemet e QSH në mënyrë të drejtë e transparente.
73% e personelit mendojnë se barnat e nevojshme për trajtimin e rasteve urgjente janë të pranishme në QSH, por 59% e tyre mendojnë se qëndrat shëndetësore nuk i ka pajisjet e duhura për ofrimin e paketës së shërbimeve ndaj komunitetit. Marrëdhënia midis qëndrës shëndetësore dhe Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është element thelbesor për mbarevajtjen e aktivitetit të përditshem. 87% e vlerësojnë si sh.mirë/mirë këtë marrëdhenie. Përtej problemeve në transparencen e funksionimit të qëndrës shëndetësore, marrëdheniet midis stafit janë në nivel të mirë. Kështu, 87% e mjekëve mendojnë se marrëdheniet me drejtuesin e qëndrës shëndetësore janë në nivel shumë të mirë/të mirë dhe në po të njëtin nivel e vlerësojnë mënyren e komunikimit të drejtuesit me gjthë stafin. Këto gjetje të studimit, vlerëson ISKSH, në përgjithësi përputhen me përfundimet e tij, por gjithsesi në lidhje me transparencën e drejtuesve kundrejt stafit, në mënyren e organizimit dhe veçanërisht për financat, duhet punuar më shumë në këtë drejtim. Po ashtu problem, sipas ISKSH-së mbetet pajisja e qëndrave shëndetëore me aparatura diagnostikimi dhe pajisje shërbimi, përmirësimi i ambjenteve të punës së mjekëve dhe infermiereve.
...