ISKSH Paketa sherbimi per pacientet
Miratimi i ligjit të sigurimeve shëndetsore disa ditë më parë nga qeveria, i jep kompetenca tashmë Institutit te Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor, të hartojë paketat bazë të shërbimeve për pacientët, të cilat nuk do të ofrohen vetem në 12 spitalet rajonale publike të vendit. "Tani ne do të negociojmë paketa të mirëpërcaktuara të cilat do të jenë të detajuara dhe pacientët do ti marrin vërtetë si shërbime", tha Elvana Hana, drejtoreshë e ISKSH-se.
Këto paketa do të përfshijnë: vizitat, ekzaminimet dhe trajtimet mjeksore. Risi tjetër e këtij ligji, është se këto shërbime do të perfshihen edhe në institucionet private, shëndetësore. Por natyrisht në bazë të disa kritereve.
"Ne jemi të gatshëm që të njëjtin shërbim ta japim dhe në privat sepse ne do të mbulojmë po të njëjtën popullatë, por duke u bazuar në zgjedhjen e lire të saj, zgjedh publikun apo privatin dhe do të paguajë të njëjtën shumë. Pjesa e akreditimit është shumë e rëndësishme, pjesa e plotësimit të kushteve dhe standardeve që do të kërkohen nga ministria e Shëndetësisë është gjithashtu shumë e rëndësishme", tha ajo.
Sipas drejtoreshes se ISKSH-së ,do të krijohet regjistri i ri i dhënësve privatë të shërbimit, ndërkohë që do të jetë Keshilli Administrativ i cili do të miratojë metodat dhe kriteret e kontraktimit per dhenesit e sherbimeve shendetesore duke stimuluar aksesin e sherbimeve, efektivitetin e kostos se tyre dhe rritjen e cilesise se sherbimeve ndaj popullates.
Edlira Sulejmani