E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Mbeshtesim veprimin e Metes per imunitetin

Partia Demokratike ka mbështetur veprimin e Ilir Metës për lënien e imunitetit. Zëdhënësja e kësaj Partie Albana Mustafaraj tha se drejtësia do të zbardhë të vërtetën e videos që ajo e cilësoi të manipuluar.

"Kryetari i PD dhe njëkohësisht kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha vlerëson vendimin më të fundit të kryetarit të LSI dhe zëvendëskryeministrit të vendit, zotit Ilir Meta për të dorëzuar imunitetin e tij parlamentar dhe për tiu përgjigjur një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm të cështjes nga organet kompetente. Kryeministri Berisha i bën thirrje prokurorisë dhe të gjitha organeve të drejtësisë, kompetente, të ndërmarin hetim të plotë dhe të gjithëanshëm për këtë cështje. Ai garanton se qeveria e tij do të krijojë të gjitha lehtësirat për hetimin të plotë të saj, si dhe për cdo cështje që ka të bëjë me autoritetet e administratës së këtij vendi. Zoti Berisha dhe PD dënon trukimin e neveritshëm dhe diletantesk për qëllime amorale politike të videso nga kreu i PS, zoti Edi Rama. Kreu i PD, zoti Sali Berisha ka besim të plotë  se të gjitha organet kompetente do të hetojnë cdo detaj të kësaj cështje, duke bërë që ligji të veprojë njësoj për të gjithë, dhe është i bindur se drejtësia do të thotë në mënyrë të pavarur fjalën e saj", tha Albana Mustafaraj, zëdhënëse e PD.

Alsat Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 12 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›