ISKSH-ja, masa ndaj 55 mjekëve në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit
Bluzat e bardha shpërdoronin detyrën, braktisnin punën me muaj, abuzonin me barnat. Një mjek kishte një muaj pa shkuar në punë Penalizime me gjoba për pjesën më të madhe të tyre
Emanuela Sako
ISKSH-ja ka marrë masa për 55 mjekë dhe infermierë gjatë kontrolleve të ushtruara në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit në katër muajt e fundit. Burime nga ISKSH-ja bëjnë të ditura të gjitha shkeljet që janë bërë në qendrat përkatëse dhe masat e marra ndaj abuzuesve. Abuzimet janë të përmasave të ndryshme, problematike ka qenë braktisja e punës nga personeli mjekësor me muaj të tërë. Në total, për katër muajt e fundit, nga Drejtoria e Kontrollit të Jashtëm janë rekomanduar masa për qendrat shëndetësore. Masa disiplinore “Largim nga detyra si drejtore” për Qendrën Shëndetësore Delvinë dhe Dushk, “Ndërprerje kontrate” për një mjek në Qendrën Shëndetësore Kodovjat në Gramsh, “Vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna” për mjekun e Qendrës Shëndetësore Dushk Lushnjë, “Vërejtje” për 8 mjekë dhe 5 infermierë, “Heqje e një dite pune” e personelit të Qendrës Shëndetësore Sarandë; masa administrative ndaj 25 mjekëve në masën 146000 lekë dhe masa zhdëmtimi ndaj 13 mjekëve në vlerën 51118 lekë.
Kontratat
Gjatë muajve të fundit nga strukturat e kontrollit të ISKSH-së janë ushtruar kontrolle mbi vlerësimin dhe zbatimin e kontratave me qendrat shëndetësore. Kontrolli është përqendruar sipas planit vjetor dhe ka rol kryesor në shpenzimet e rimbursimit dhe të financimit të kujdesit parësor, si në rajonin e Durrësit, Shkodrës, Dibrës, si dhe nisur nga ankesat e qytetarëve në lidhje me shërbimet shëndetësore. Në të gjitha qendrat shëndetësore të kontrolluara është studiuar se sa ka qenë zbatimi i disiplinës në punë nga personeli shëndetësor. Gjatë kontrolleve të kryera janë konstatuar mangësi të personelit mjekësor në shërbim. Konkretisht, në Qendrën Shëndetësore të Sarandës mungonte i gjithë personeli shëndetësor i qendrës në orarin e punës. ISKSH-ja ka marrë masa për heqjen e një dite pune të të gjithë personelit të qendrës shëndetësore dhe rekomandim për masë disiplinore “Vërejtje” për drejtoren e qendrës shëndetësore. Po kështu, në Qendrën Shëndetësore Kodovjat, Rrethi Gramsh, një mjek nuk ka shkuar në punë për muaj me radhë.
Ndaj këtij mjeku u rekomandua masa “Ndërprerje kontrate individuale me Qendrën Shëndetësore”. Në disa qendra shëndetësore të Rrethit të Krujës, Gramshit dhe Pukës u konstatua mungesa e personelit mjekësor, ku në zbatim të kontratës janë rekomanduar masa disiplinore “Vërejtje” për 8 mjekë të përgjithshëm dhe të familjes dhe ndaj 5 infermierëve. Nisur nga ankesat e vazhdueshme të disa pensionistëve të Rrethit të Delvinës, u konstatua keqmenaxhim në qendrën shëndetësore nga drejtoresha e kësaj qendre, mungesë në dhënien e shërbimeve shëndetësore ndaj një pensionisti, shkelje e theksuar e detyrimeve kontraktuale si mjeke e përgjithshme dhe e familjes. Masa e marrë ndaj mjekes është “Ulje nga detyra” e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore Delvinë. Nisur nga ankesa e një subjekti farmaceutik të Rrethit të Lushnjës u konstatuan shkelje të theksuara të kontratës nga drejtori i Qendrës Shëndetësore Dushk, dhënie e barnave të listës së rimbursueshme me recetë pa rimbursim dhe për personat e siguruar. Pacientët kanë deklaruar se mjeku u kërkonte lekë për vizitën pa mandatpagesën përkatëse. Masa të rekomanduara janë “Ulje nga detyra” si drejtor i kësaj qendre dhe “Paralajmërim për pushim nga puna” si mjek i përgjithshëm në këtë qendër. Në pjesën më të madhe të qendrave shëndetësore mungon grafiku dhe orari i shërbimeve shëndetësore, informimi i të siguruarve për përfitimet nga skema e sigurimeve shëndetësore. Gjithashtu ka mungesa të pajisjeve bazë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ku në raportet e kontrollit janë rekomanduar masa organizative për përmirësimin e gjendjes.
Kontrolli
Në kontrollin e aktivitetit të mjekut të përgjithshëm dhe të familjes në rajonet e kontrolluara u konstatuan mjaft mangësi dhe shkelje të rregullores. Mangësi apo shkelje ka pasur në rastet e administrimit të kartelës së pacientit, ku nuk plotësohen të dhënat e domosdoshme sipas praktikës mjekësore. Njëkohësisht nuk plotësohet saktë ecuria e sëmundjes, diagnostikimit, ekzaminimit, konsultat dhe mjekimi. Ka mungesa të theksuara të ekzaminimeve laboratorike apo imazherike mbështetëse të diagnozës, të cilat shërbejnë si tregues të rëndësishëm të diagnostikimit dhe të vlerësimit të gjendjes shëndetësore të pacientit për diagnoza si Astma bronchiale, Insuficienca kardiake kronike, Diabeti melitus, Ad. Prostate që nënkupton se barnat me rimbursim jepen pa kryer këto ekzaminime të rëndësishme. Gjithashtu, janë konstatuar të dhëna të pasakta të deklaruara nga mjekët, veçanërisht të indikatorit të pagesës për aktivitet, si plotësim të numrit të vizitave të një pacienti dy-tri herë brenda ditës. Kjo mënyrë e përdorur nga mjekët shërben vetëm për të rritur në mënyrë artificiale indikatorin e pagesës. Mangësi të tjera janë konstatuar në plotësimin e dokumentacionit për të dhënat e deklaruara për indikatorët cilësorë, siç është indikatori i personave të paraqitur për herë të parë në vizitë te mjeku etj. Masa të rekomanduara për këta mjekë janë: ndërprerje e pagesës për indikatorët e pasaktë të deklaruar dhe masa maksimale me gjobë ndaj mjekëve që kanë deklaruar të dhëna të pasakta. Të tilla janë rastet e mjekëve të Qendrave Shëndetësore në Peshkopi, Maqellarë dhe Bulqizë. Problematik paraqitet identifikimi i personave që përfitojnë shërbim shëndetësor dhe zbatimi i tarifave për të pasiguruarit. Kështu, në disa rajone pacientët trajtohen “falas” ose paratë i merr mjeku në dorë nga skema e sigurimeve, pasi përfitojnë edhe persona që nuk janë të pajisur me librezë shëndeti dhe nuk priten mandatpagesat përkatëse. Janë evidentuar shkelje të protokolleve të përdorimit të barnave dhe të kufizimeve të listës, kryesisht për barnat që përdoren në sistemin kardiovaskular, endokrin, urinar, etj.
Masat
Në zbatim të detyrimeve kontraktuale për shkeljet e konstatuara janë marrë dhe masat përkatëse. Në Drejtorinë e Sigurimeve Shëndetësore të Dibrës janë penalizuar 9 mjekë me gjobë në vlerën e 64 000 lekëve, ndaj 5 mjekëve janë marrë masa zhdëmtimi në vlerën e 17400 lekëve. Në Agjencinë e Sigurimeve Shëndetësore Pukë janë vendosur penalizimet për 4 mjekë me gjoba në vlerën 16 000 lekë dhe 5 mjekë me masa zhdëmtimi në vlerën 28 914 lekë. Në Agjencinë e Sigurimeve Shëndetësore të Sarandës janë penalizuar 3 mjekë me gjoba në masën 22 000 lekë dhe 1 mjeke me masë zhdëmtimi në vlerën 7179 lekë. Po kështu, në Agjencinë e Sigurimeve Shëndetësore Kavajë janë penalizuar 6 mjekë me gjoba në vlerë 21 000 lekë; në Agjencinë e Sigurimeve Shëndetësore Krujë janë penalizuar 3 mjekë me gjoba në vlerë 13 000 lekë dhe 2 mjekë me masa zhdëmtimi në vlerën 4281 lekë.
box
Masa disiplinore
“Largim nga detyra si drejtore” për Qendrën Shëndetësore Delvinë dhe Dushk
“Ndërprerje kontrate” për një mjek në Qendrën Shëndetësore Kodovjat Gramsh
“Vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna” për mjekun e Qendrës Shëndetësore Dushk në Lushnjë
“Vërejtje” për 8 mjekë dhe 5 infermierë, “Heqje e një dite pune” personelit të Qendrës Shëndetësore të Sarandës
Masa administrative ndaj 25 mjekëve në masën 146 000 lekë
Masa zhdëmtimi ndaj 13 mjekëve në vleëen 51 118 lekë.
Rrethet
Në Drejtorinë e Sigurimeve Shëndetësore të Dibrës janë penalizuar 9 mjekë me gjobë në vlerën e 64 000 lekëve, ndaj 5 mjekëve janë marrë masa zhdëmtimi në vlerën e 17400 lekëve
Në Agjencinë e Sigurimeve Shëndetësore Pukë janë vendosur penalizimet për 4 mjekë me gjoba në vlerën 16 000 lekë dhe 5 mjekë me masa zhdëmtimi në vlerën 28 914 lekë
Në Agjencinë e Sigurimeve Shëndetësore të Sarandës janë penalizuar 3 mjekë me gjoba në masën 22 000 lekë dhe 1 mjeke me masë zhdëmtimi në vlerën 7179 lekë
Në Agjencinë e Sigurimeve Shëndetësore Kavajë janë penalizuar 6 mjekë me gjoba në vlerë 21 000 lekë
Në Agjencinë e Sigurimeve Shëndetësore Krujë janë penalizuar 3 mjekë me gjoba në vlerë 13 000 lekë dhe 2 mjekë me masa zhdëmtimi në vlerën 4281 lekë.
3 Dhjetor 2008