Durrësi nën ethet e grabitjeve, arrestohet banda e të miturve
Rikthehen vjedhjet e supermarketeve në plazh, ndalohen tre adoleshentë. Një tjetër person në kërkim, grabiten 4 milionë lekë në banesë
DURRËS – Shtohen në mënyrë alarmante vjedhjet në rrethin e Durrësit. Të dhënat zyrtare flasin se grabitjet e banesave dhe dyqaneve po vazhdojnë me të njëjtin ritëm si edhe gjatë sezonit turistik. Burimet në Policisë e Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur tri vjedhje. Në dy raste kanë rënë “viktimë” supermarkete në zonën e Plazhit. Edhe kësaj radhe, protagonistë të shumicës së ngjarjeve janë të mitur. Zëdhënësja e policisë njofton se janë ndaluar tre adoleshentë me banim në Lagjen Nr. 13, në qytetin bregdetar, ndërsa një tjetër 25-vjeçar është shpallur në kërkim. Dy ditë më parë është denoncuar edhe një tjetër vjedhje. Dy persona ende të paidentifikuar kanë marrë në një banesë në qytetin e Durrësit 4 milionë lekë.
Vjedhjet e supermarketeve
Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 19.30, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A.Th., 15 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Lagjen Nr. 13; bashkëmoshatari i tij B. D., lindur në Durrës dhe banues në fshatin Arapaj; E. A., 14 vjeç, lindur në Pogradec dhe banues në Plazh, i dënuar më parë për veprën penale “vjedhje në bashkëpunim”. Burimet zyrtare sqarojnë: “Arrestimi i këtyre të rinjve është bërë pasi dy ditë më parë janë kapur në momentin që po tentonin të vidhnin supermarketin “Mari” që ndodhet në lagjen Nr. 13. Objekti që ndodhet në zonën e Plazhit është në pronësi të shtetasit M. Kasa. Një telefonatë e mbërritur në komisariatin e policisë ka bërë që grupi i gatshëm të mbërrijë menjëherë në vendngjarje dhe të ndalojë tre të rinjtë. Burimet policore shprehen se të miturit janë ndaluar dhe po hetohen në gjendje të lirë për shkak të moshës, për veprën penale “vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Një tjetër supermarket që ndodhet në zonën e Plazhit është grabitur, por autori ka arritur t’i shpëtojë prangosjes. Burimet në policinë e Durrësit shprehen se dy javë më parë është vjedhur supermarketi “Kosova”. Pas hetimeve të para është arritur të identifikohet autori. Sipas policisë, grabitja dyshohet të jetë kryer nga shtetasi Julian Musai, banues në Lagjen Nr. 13. 25-vjeçari është shpallur person në kërkim prej disa ditësh. “Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal ndaj Musait që prej datës 19 nëntor pasi ai akuzohet për veprën penale të “vjedhjes”.
Grabitja 40 milionëshe
Një tjetër grabitje është regjistruar në qytetin e Durrësit. Kësaj radhe, persona ende të paidentifikuar kanë arritur të hyjnë brenda në banesë dhe të marrin shumën e 4 milionë lekëve dhe të largohen pa asnjë problem. Zëdhënësja e Policisë së Qarkut bën të ditur se dy ditë më parë, shtetasi V.L., banues në Lagjen Nr. 9 të qytetit bregdetar, ka denoncuar vjedhjen e shumës prej 4 milionë lekësh nga banesa e tij. Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur procedimi penal dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, por ende nuk është identifikuar autori i vjedhjes disa milionëshe.
Kohët e fundit janë shtuar në mënyrë të ndjeshme rastet e vjedhjeve jo vetëm në Durrës, por edhe në rrethet e tjera të vendit. Vetëm brenda një nate janë denoncuar 13 raste në periferi të kryeqytetit gjatë festave të Nëntorit. Duket se kriza ekonomike po nxit edhe përhapjen e fenomenit të vjedhjeve në vendin tonë.
3 Dhjetor 2008