E Diel, 1 Nëntor 2026

ISKSH kontrata me spitalet, nis zbatimi i tarifave të shtrenjta

Eljona Lata

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në fillim të janarit do të firmosë kontratat më të gjitha spitalet e vendit. Për herë të parë në kontratat e reja mes ISKSH-ës dhe 39 spitaleve do t’i jepet më shumë prioritet cilësisë së shërbimit ndaj pacientit dhe reduktimi i pagesave informale. Po kështu, që nga ditët e para të janarit e në vazhdim të gjithë pacientët e pasiguruar do të përballen me tarifat e shtrenjtuara në të gjitha spitalet e vendit. Sipas ISKSH-ës, në ndryshim nga vitet e tjera kriter i rëndësishëm është edhe vlerësimi i punës së mjekëve të bazuar në disa indikatorë. Do vendosen kushte të reja për bluzat e bardha, të cilat nëse zbatohen do të stimulohen duke u dhënë mjekëve pagë shtesë. Në njoftimin zyrtar thuhej se qëllimi i kësaj nisme të re është fuqizimi i spitaleve rajonale të cilat duhet të respektojnë sistemin e referimit në të kundërt për ta do të ketë penalitete.
Kriteret
Në kontratën spitalore të vitit 2010 për herë të parë do të futet cilësia e shërbimit ndaj pacientit dhe heqjen e pagesave informale janë dy vlerësuesit primarë për nivelin spitalor. ISKSH ka paërcaktuar që puna e mjekëve të vlerësohet tani e tutje duke u bazuar në matjen e një sërë indikatorësh të cilët janë përqindja e shfrytëzimit të shtratit. E thënë ndryshe, sa më pak vizita të bëjë i njëjti pacient do të thotë se aq më efikas është spitali. Kriter bazë është përqindja e rishtrimeve përmes shërbimit të urgjencës brenda 72 orëve pas daljes nga pavijoni për të njëjtën diagnozë. Sa më i ulët të jetë ky kriter, aq më efikas është shërbimi dhe njëkohësisht edhe performanca e mjekëve, do të jetë më e lartë. Specialistët kanë menduar që një ndër kriteret për të pasur shërbim më cilësor në spitale, të jetë përqindja e pacientëve të shëruar që kanë dalë nga spitali. Sa më e lartë të jetë kjo përqindje aq më efikas është shërbimi dhe njëkohësisht edhe përfitimi i mjekëve.
Masat
Sipas ISKSH-së, qëllimi i këtyre nismave të reja është kryer për fuqizimi i spitaleve rajonale, të cilat duhet ti zbatojnë këto detyra. Në të kundërt për mjekët do të ketë penalitete nga 10 mijë deri në 30 mijë lekë. Kontratat e reja synojnë gjithashtu forcimin e rolit të kontrollit në spitale. Moszbatimi i sistemit të referimit do të gjobitet me 10.000 lekë për rastin e parë të konstatuar dhe në rast të përsëritjes 30.000 lekë te reja e deri në masa të tjera administrative si propozim për largim nga puna theksoi ISKSH. Një pikë tjetër e rëndësishme e kontratave me spitalet është ngritja e strukturës së shërbimit të recepsionit dhe arkëtimit, e cila do të regjistrojë dhe identifikojë lëvizjen e pacienteve si dhe përfitimin e shërbimit përkatës brenda spitaleve. Funksionimi i mirë i këtij shërbimi do të sjellë ulje të informalitetit dhe rritje të të ardhurave të spitaleve, të cilat do të përdoren për barna, investime dhe shpërblime. Sipas specialistëve të ISKSH-së, bluzat e bardha do të marrin shpërblim nëse realizojnë normat që do u përcaktohen sipas funksioneve që ata kanë.

box

Buxheti i ISKSH-së për 2010-n
Buxheti i ri i ISKSH për vitin 2010 është 25.9 miliardë lekë. ky fond do të mbulojë shërbimet shëndetësore në qendrat shëndetësore dhe spitalet. Të përfshira janë dhe pagat e mjekëve dhe administratës. Ky fond do të mbulojë edhe bonuset për shpërblimet e mjekëve. Ndërsa procedura e ndarjes së buxhetit për vitin 2009 është bërë me vendim qeverie, ku janë të përcaktuara zërat në paga, sigurime dhe mallra e shërbime. Po sipas këtij vendimi, kalimi i buxhetit u bë nëpërmjet llogarisë së thesarit të Ministrisë së Financave. Kjo do të thotë se lëvrimi i fondeve do të bëhet nga Ministria e Financave për dhënien e pagave, sigurimeve dhe mallrave e shërbimeve. Sipas vendimit të qeverisë, spitali do të zbatojë sistemin e referimit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të jetë gjithashtu përgjegjëse për investimet në spitale.

Risitë që pritet të sjellin kontratat

Risitë e ndërmarra në shërbimin shëndetësor nga ISKSH-ja si:
Përqindja e shfrytëzimit të shtratit
Përqindja e rishtrimeve përmes shërbimit të urgjencës brenda 72 orëve pas daljes nga pavijoni për të njëjtën diagnozë
Përqindja e pacientëve të shëruar që kanë dalë nga spitali
Përqindja e kryerjes së operacioneve çezariane te gratë shtatzëna kanë ardhur për shkak se në vitin 2009 ISKSH ka pasur vështirësi në monitorimin e treguesve të cilësisë dhe performancës për të vlerësuar në mënyrë reale shërbimin spitalor

5 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›