E Shtunë, 31 Tetor 2026

I zhdukur që në 2007, gjendet kufoma në liqen

POGRADEC – Një kufomë e dekompozuar është gjetur ditën e djeshme në ujërat e liqenit të Pogradecit. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Dilaver Manxhari, i cili rezulton i zhdukur që në vitin 2007. Sipas policisë së këtij qyteti, dyshohet se Manxhari, me profesion peshkatar, është mbytur nga stuhia. Kanë qenë peshkatarët e zonës ata që kanë gjetur trupin e pajetë pasditen e djeshme pasi ai ngeci në rrjetat e peshkimit. Peshkatarët kanë njoftuar menjëherë policinë pasi kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të kufomës. Policia e Pogradecit nisi menjëherë punën për identifikimin e kufomës dhe të shkaqeve të vdekjes, por kjo gjë ishte e vështirë për shkak të dekompozimit të trupit. Vetëm një orë më vonë kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë bërë të mundur identifikimin e kufomës.

5 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›