E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, tarifat për studimet pjesshme, masterat dhe diplomat e nivelit të dytë

Jonida Tashi

Brenda muajit janar të gjithë studentët që kanë nisur këtë vit studimet në universitetet publike të vendit duhet të shlyejnë tarifat e studimit. I njëjti rregull vlen edhe për studentët e viteve më të larta, të cilët, tashmë duhet të kryejnë pagesën e shkollimit, të përcaktuar që në fillim të nisjes së studimeve nga qeveria. Në të kundërt, studentët humbasin të drejtën e futjes në sezonin e parë të provimeve, për rrjedhojë përjashtohen edhe nga e drejta e shkollimit. Për këtë arsye, gazeta boton sot në mënyrë të plotë tarifat e studimit që duhet të paguajnë studentët e vitit të parë sipas programeve të ndryshme të studimit, duke filluar që nga studimet me kohë të pjesshme, studimet e ciklit të dytë, ku përfshihen Masteri i Nivelit të Parë dhe Diploma e Nivelit të Dytë), studimet e ciklit të tretë, ku përfshihen Masteri i Nivelit të Dytë dhe Doktoratura. Këto janë tarifat zyrtare të studimit për vitin akademik 2009-2010, që janë miratuar pak kohë më parë edhe nga qeveria. Në vija të përgjithshme, tarifat e shkollimit për studimet Master i Nivelit të Parë dhe Diploma e Nivelit të Dytë variojnë nga 30 000 lekë deri në 200 000 mijë, por ato ndryshojnë jo vetëm nga njëri universitet në tjetrin, por edhe brenda të njëjtit universitet. Ndërkohë që edhe më të larta janë vendosur tarifat e studimit, për kandidatët që do të vijojnë Masterin e Nivelit të Parë (MNP) ose Diplomën e Nivelit të Dytë (DND) si program të dytë studimi.
Përjashtimi nga tarifa
Të vetmit kandidat që do të lehtësohen nga taksat e larta e shkollimit për studimet e ciklit të dytë dhe të tretë, do të jenë ata që u përkasin shtresave sociale ose kanë notë të mirë mesatare. Sipas vendimit të qeverisë, nr.984, datë 30 shtator 2009, “Për kuotat dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë, për ciklin e dytë të studimeve dhe Master i Nivelit të Parë, me kohë të plotë, për vitin akademik 2009-2010”, kandidatët, që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë në universitetet publike, dhe që u përkasin shtresave sociale si: të verbër, të shurdhër, invalidë, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë, ballkano-egjiptianë apo fëmijë të policëve të rënë ose të plagosur, për shkak të detyrës, e të ish-të përndjekurve politikë, paguajnë një kuotë, në masën 50 për qind të tarifës së shkollimit. Këtë të drejtë do ta kenë edhe studentët e viteve më të larta, që u përkasin po këtyre shtresave sociale. Sipas vendimit të qeverisë, studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Ndërsa studentët përsëritës, i nënshtrohen tarifës së shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdojnë rregullisht studimet.
Studentët e shkëlqyer
Më të privilegjuar nga tarifa e shkollimit do të jenë studentët e shkëlqyer. Kështu, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, në çdo program studimi në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, studentët e vitit të parë, që kanë përfunduar shkëlqyeshëm ciklin e parë të studimeve (fakultetin e parë), dhe studentët e vitit të dytë, që kanë përfunduar shkëlqyeshëm vitin e parë, nuk e paguajnë tarifën e studimit për vitin akademik 2009-2010. Për shtetasit e huaj, që do të vazhdojnë studimet e ciklit të dytë në universitetet publike të vendit, qeveria ka vendosur që ata t’i nënshtrohen së njëjtës tarifë studimi, si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur, me marrëveshje zyrtare shtetërore janë vendosur mënyra të tjera të përcaktimit të tarifave të shkollimit. Kurse studentët që transferojnë studimet nga një program studimi apo nga programe të mëparshme studimit, të ciklit të dytë, në një program tjetër studimi në universitetet publike, do të paguajnë tarifën e përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet.

TARFIAT E STUDIMIT PËR DIPLOMËN E NIVELIT TË DYTË (DND)

Tarifat vjetore të shkollimit për studentët që do të regjistrohen në vitin e parë, për të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë, me kohë të plotë, DND, në vitin akademik 2009-2010, do të jenë:

Në Universitetin e Tiranës

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Fizikë 44 000 lekë
Matematikë 40 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 56 000 lekë
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja
Të gjitha programet e studimit 48 000 lekë
Në Fakultetin Histori-Filologji
Arkeologji 72 000 lekë
Trashëgimi kulturore 72 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 48 000 lekë
Në Fakultetin e Shkencave Sociale
Të gjitha programet e studimit 60 000 lekë

Në Universitetin Politeknik të Tiranës

Në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit
Të gjitha programet e studimit 56 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike
Të gjitha programet e studimit 48 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
Të gjitha programet e studimit 40 000 lekë
Në Fakultetin Gjeologji-Miniera
Të gjitha programet e studimit 40 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
Të gjitha programet e studimit 60 000 lekë

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit
Të gjitha programet e studimit 36 000 lekë
Në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Të gjitha programet e studimit 40 000 lekë
Në Fakultetin e Shkencave Pyjore
Të gjitha programet e studimit 36 000 lekë
Në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Të gjitha programet e studimit 48 000 lekë

Në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë
Të gjitha programet e studimit 40 000 lekë

Në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Të gjitha programet e studimit 50 000 lekë

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Të gjitha programet e studimit 50 000 lekë

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
Matematikë e zbatuar 40 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 50 000 lekë

TARIFAT E STUDIMIT PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI NË DND

Tarifa vjetore e shkollimit për programet e dyta të studimit të ciklit të dytë, me kohë të plotë, DND, për vitin akademik 2009-2010, do të jetë:

Në Universitetin e Tiranës

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Fizikë 95 000 lekë
Matematikë 95 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 150 000 lekë
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë
Në Fakultetin Histori-Filologji
Arkeologji 200 000 lekë
Trashëgimi kulturore 200 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 95 000 lekë
Në Fakultetin e Shkencave Sociale
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë

Në Universitetin Politeknik të Tiranës

Në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit
Të gjitha programet e studimit 200 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike
Të gjitha programet e studimit 200 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
Të gjitha programet e studimit 150 000 lekë
Në Fakultetin Gjeologji-Miniera
Të gjitha programet e studimit 150 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
Të gjitha programet e studimit 250 000 lekë

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit
Të gjitha programet e studimit 150 000 lekë
Në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Të gjitha programet e studimit 200 000 lekë
Në Fakultetin e Shkencave Pyjore
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë
Në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë

Në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë

Në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
Matematikë e zbatuar 80 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 95 000 lekë

TARIFAT E STUDIMIT PËR MASTERIN E NIVELIT TË PARË

Tarifa vjetore e shkollimit për programet e studimit Master i Nivelit të Parë, me kohë të plotë, në të gjitha universitetet publike të vendit, për vitin akademik 2009-2010, do të jenë:

Për programet e studimit Master i Nivelit të Parë në Mësuesi, për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë është:
Për lëndët Fizikë, Matematikë, Informatikë
apo kombinimet e tyre 30 000 lekë
Për të gjitha programet e tjera 40 000 lekë

Për programet e studimit Master i Nivelit të Parë në Mësuesi, për Arsimin e Mesëm është:
Për lëndët Fizikë, Matematikë, Informatikë
apo kombinimet e tyre 40 000 lekë
Për të gjitha programet e tjera 45 000 lekë

Për të gjitha programet e tjera Master i Nivelit të Parë 60 000 lekë

TARIFAT E STUDIMIT PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI NË MNP
Tarifa vjetore e shkollimit për programet e dyta të studimit Master i Nivelit të Parë, me kohë të plotë, në të gjitha universitetet publike të vendit, për vitin akademik 2009-2010, do të jenë:

Për programet e studimit Master i Nivelit të Parë në Mësuesi, për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë është:
Për lëndët Fizikë, Matematikë, Informatikë
apo kombinimet e tyre 60 000 lekë
Për të gjitha programet e tjera 80 000 lekë

Për programet e studimit Master i Nivelit të Parë në Mësuesi, për Arsimin e Mesëm është:
Për lëndët Fizikë, Matematikë, Informatikë
apo kombinimet e tyre 80 000 lekë
Për të gjitha programet e tjera 100 000 lekë

Për programet e tjera Master i Nivelit të Parë
Në fakultetet e Infermierisë 200 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 100 000 lekë

FAKULTETET E DYTA
Tarifat e shkollimit për programet e dyta të studimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve, viti akademik 2009-2010

Programet e studimit Tarifa

Universiteti Politeknik i Tiranës
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Arkitekturë 160 000
Për të gjitha programet e tjera të studimit 120 000
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Për të gjitha programet e studimit 120 000
Fakulteti i Gjeologji-Miniera
Inxhinieri gjeoinformatike 120 000
Për të gjitha programet e tjera të studimit 100 000
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Për të gjitha programet e studimit 100 000
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike
Për të gjitha programet e studimit 100 000
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
Për të gjitha programet e studimit 100 000

Universiteti Bujqësor i Tiranës
Fakulteti i Veterinarisë
Mjekësi Veterinare 120 000
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Matematikë 65 000
Fizikë 65 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 100 000
Fakulteti i Mjekësisë
Për të gjitha programet e studimit 270 000
Fakulteti Histori-Filologji
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi 50 000
Fakulteti i Shkencave Sociale
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Infermierisë
Infermieri e përgjithshme 150 000
Mami 130 000
Teknikë e lartë laboratori 130 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 110 000

Universiteti i Gjirokastrës
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
Kontabilitet-Financë 65 000
Administrim Publik 65 000
Turizëm 65 000
Histori-Gjeografi 70 000
Gjuhë-Letërsi 70 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 80 000
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Bio-Kimi 80 000
Matematikë-Fizikë 60 000
Matematikë-Informatikë 60 000
Infermieri 100 000

Universiteti i Vlorës
Fakulteti i Shkencave Teknike
Matematikë 65 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Edukimit
Për të gjitha programet e studimit 60 000
Fakulteti i Ekonomisë dhe Drejtësisë
Juridik 50 000
Departamenti i Infermierisë
Infermieri e Përgjithshme 150 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 65 000

Universiteti i Korçës
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Mësuesisë
Matematikë-Fizikë 60 000
Matematikë-Informatikë 65 000
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
Gjuhë-Letërsi 65 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Bujqësisë
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Infermier i përgjithshëm 150 000
Mami 130 000

Universiteti i Elbasanit
Fakulteti i Shkencave Natyrore
Matematikë-Fizikë 60 000
Infermieri e përgjithshme 150 000
Mami 130 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët parashkollor 60 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave Humane
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000

Universiteti i Shkodrës
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi 50 000
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
Edukim Fizik dhe Sporte 150 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Matematikë 60 000
Fizikë 60 000
Infermieri e përgjithshme 150 000
Mami 130 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Të gjitha programet e studimit 82 000

Universiteti i Durrësit
Fakulteti i Edukimit
Cikli i Ulët 60 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000

Studimet e ciklit të tretë

Masteri i Nivelit të Dytë, 100 mijë lekë tarifa për të gjitha degët

Studentët që do të ndjekin këtë vit masterin njëvjeçar në universitetet publike të vendit do të paguajnë të njëjtën tarifë shkollimi, pavarësisht degës dhe universitetit të zgjedhur. Qeveria ka vendosur tarifë unike studimi për Masterin e Nivelit të Dytë (MND) gjatë vitit akademik 2009-2010, ndryshe nga propozimet e vitit të kaluar, ku taksa e shkollimit përcaktohej në varësi të degës dhe universitetit. Konkretisht, tarifa e shkollimit, për studentët e regjistruar në MND, në vitin akademik 2009-2010, do të jetë është 100 mijë lekë. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi, që likuidohet në këste të caktuara nga fakulteti përkatës. Studentët nga Republika e Shqipërisë, që kanë kryer me rezultate të shkëlqyera ciklin pararendës të studimeve, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit.

Doktoraturat, 200 mijë lekë tarifa për çdo program studimi
Plot 200 mijë lekë do të kushtojnë studimet e doktoraturës gjatë këtij viti akademik në të gjitha universitetet publike të vendit. Sikundër edhe për Masterin e Nivelit të Dytë, edhe për këtë program studimi të ciklit të tretë qeveria ka vendosur të njëjtën tarifë shkollimi për të gjitha programet e Doktoraturës dhe për çdo universitet. Sipas vendimit të qeverisë, tarifa e shkollimit është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe do të likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga fakulteti përkatës. Kohëzgjatja e programeve të studimeve të doktoratës është, të paktën, 3 vite dhe përfshin edhe 60 kredite për studime të organizuara. Tarifa e shkollimit për një program Doktorate është e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ku brenda vlerës së përcaktuar paraqet: Vlerën për pjesën e studimeve të organizuara, e cila ndahet për çdo modul lëndor në varësi të krediteve që i takojnë atij; Vlerën për pjesën e studimeve për periudhën që përmbledh kërkimin shkencor dhe përgatitjen e disertacionit deri në marrjen e diplomës për gradën shkencore “Doktor”.

Studimet e pjesshme, tarifat e shkollimit sipas krediteve

Vendimi i qeverisë për kuotat dhe tarifat në sistemin e pjesshëm të studimeve ka detajuar edhe kategoritë që do të përjashtohen nga pagimi i pjesshëm ose i plotë i tarifës së studimit. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, përjashtohen nga tarifat e shkollimit kandidatët, të cilët fitojnë të drejtën për të studiuar në një program studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, si program i parë studimi, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2009-2010, që u përkasin këtyre shtresave shoqërore, si: të verbrit, të shurdhët, invalidët, paraplegjikë e tetraplegjikë, kryefamiljaret (gratë) me fëmijë, kandidatët, që vijnë nga familje, të cilat trajtohen me ndihmë sociale, si dhe fëmijët, që gëzojnë statusin ligjor të jetimit. Këtë të drejtë e kanë edhe studentët e viteve më të larta, që u përkasin po këtyre shtresave shoqërore. Studentët e paguajnë tarifën e shkollimit të ndarë në këste vjetore, në përputhje me kreditet e lëndëve, që do të frekuentojnë në çdo vit akademik. Studenti i nënshtrohet tarifës së shkollimit për një lëndë sa herë e frekuenton atë. Studentët e shkëlqyer nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin pasardhës.
Tarifat e shkollimit (për 180 kredite) dhe tarifat e shkollimit për çdo kredit për studentët, që do të regjistrohen në vitin e parë, në programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, në vitin akademik 2009-2010, do të jenë, për çdo program studimi dhe institucion publik të arsimit të lartë, sipas përcaktimeve të bëra në tabelën nr.2. Tarifat e shkollimit (për 180 kredite) dhe tarifat e shkollimit për çdo kredit për studentët, që do të regjistrohen në vitin e parë, në programe të dyta studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, në vitin akademik 2009-2010, do të jenë, për çdo program studimi dhe institucion publik të arsimit të lartë, sipas përcaktimeve të bëra në tabelën nr.3.

5 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›