E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garuli: Dako po e trajton Durrësin si pronën e vet

Ministria e Mjedisit akuzon Bashkinë e Durrësit se po pengon për interesa të errëta ndërtimin e portit të peshkimit. Për ndërtimin e këtij porti në vitin 2004, bashkia e Durrësit aprovoi lejen e sheshit të ndërtimit, por aktualisht ajo po pengon dhënien e lejes për zbatimin e këtij objekti. Këshilltari i ministrit Aleksandër Garuli, doli përpara mediave për të bërë me dije opinionin publik, mbi pezullimin e punimeve në portin e peshkimit të qytetit të Durrësit, nga Bashkia e këtij

qyteti dhe akuzoi kryebashkiakun se po sillet si pronar i qytetit. Nuk mundet kryebashkiaku i Durrësit të mbajë pezull për 2 vjet rresht bllokimin e KRT së këtij qyteti, u shpreh Garuli. Aktiviteti i peshkimit është i lidhur ngushtë me qytetin e Durrësit që prej krijimit të këtij qyteti. Aktualisht në këtë sektor, me zënien e peshkut, përpunimin, magazinimin dhe tregtimin e tij janë mbi katër mijë të punësuar. Për këtë aktivitet jetik në këtë qytet mungon një port peshkimi që përbën infrastrukturën kryesore për zhvillimin e këtij aktiviteti. Anijet e peshkimit sot ankorohen brenda basenit të portit tregtar, në kushte të vështira dhe te rrezikshme, pranë kalatës së trageteve, duke qene ne këtë mënyrë edhe një pengesë për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj kalate. Ndërtimi i portit të peshkimit, jashtë portit tregtar, në perëndim të tij, është një projekt i studiuar nga specialistet me te mire vendas dhe me asistence të specialisteve të huaj. Leja e sheshit për ndërtimin e këtij porti është miratuar nga Bashkia e Durrësit që në Maj të vitit 2004. Mbi bazën e kësaj lejeje, është përfunduar projekti i plotë i ndërtimit të portit që ka kushtuar mbi 1 milion dollarë. Për të vijuar procedurat e mëtejshme për ndërtimin e këtij porti, Bashkia e Durrësit duhet të miratojë lejen e ndërtimit. Ai tha se kryebashkiaku i Durrësit nuk ka kurajën qytetare të zhvillojë mbledhjen e KRT së këtij qyteti sepse është i sigurt që kjo strukturë kolegjiale do te marre vendim te drejte në favor të ndërtimit të portit të peshkimit. KRT e Durrësit është struktura ligjore qe vendos për zhvillimin urbanistik të qytetit. Ndaj Garuli theksoi se Kryetari i bashkisë nuk është pronar i qytetit, ai nuk mund të vendosë veton për vendimmarrje, të cilat me ligj i përkasin KRT së baskisë, vijoi Garuli. Kurse shtoi se duke penguar funksionimin e KRT së qytetit, kryebashkiaku është në kundërshtim me ligjin dhe me interesat e qytetareve. Pavarësisht nga vullneti i keq i kryetarit të bashkisë së Durrësit për të bllokuar funksionimin e KRT së këtij qyteti, kjo strukturë do të funksionojë sipas ligjit dhe jo sipas vullnetit të kryebashkiakut, premtoi Garuli.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›