E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa më shumë mollë, më shumë baktere të mira në trup

 Për të marrë sa më shumë baktere të acidit laktik ose probiotikë, nuk duhet të shpenzoni shumë para shtesë, por mjafton vetëm të thërrisni në ndihmë një fryt që sjell çdo ditë surpriza: mollën. Një fakt të tillë e ka zbuluar universiteti i Danimarkës, falë një studimi të ndërmarrë nga hulumtuesit danezë të tik, të cilët kanë zbuluar se molla për shkak të përmbajtjes së saj me fije distike, njihet për ndihmën që jep në rritjen e numrit të "bakterieve të mira në zorrë.

Studimi i botuar në revistën Mikrobiologjia BMC pohon se mollët duhet të hahen rregullisht dhe për një periudhë të zgjatur kohe, e në këtë mënyrë bakteret që përmbahen brenda tyre  ndihmojnë në prodhimin e acideve yndyrore të cilat ofrojnë kushte ideale për të krijuar pehash të ekuilibruar për të siguruar mikroorganizmat e dobishme brenda trupit tonë. Por jo vetëm kaq, mollët gjithashtu prodhojnë një lëndë kimike të quajtur butyrate, e cila është një karburant i rëndësishëm për qelizat e murit të zorrëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›