ISKSH në fund të janarit gati listën e re të barnave me rimbursim
Eljona Lata
Instituti i Sigurimeve të Shëndetit Mjekësor pritet të nxjerrë në fund të muajit janar listën e barnave të rimbursushme për vitin 2010. Burime pranë këtij institucioni, sqarojnë paraprakisht se këtë do të ketë ndryshime në këtë listë që është shumë e rëndësishme veçanërisht për të sëmurët kronik dhe moshën e tretë. Të njëjtat burime shpjegojnë se në listën e re do të pasqyrohen edhe kërkesat e pacientëve dhe grosistëve. Të gjitha shërbimet spitalore paraqesin çdo vit kërkesat për shtimin e barnave të reja në listë, sidomos për ato sëmundje që kanë një kosto të lartë trajtimi. Drejtoria Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë kishin vendosur si afat të fundit datën 10 nëntorin e vitit të kaluar për të dorëzuar propozimet. Nga lista e barnave me rimbursim më tepër përfitojnë pensionistët dhe fëmijët. Këto dy shtresa për shkak të prekjes më të shpeshta nga sëmundjet e ndryshme dhe për shkak të të ardhurave të pakta.
Përfituesit
Personat të cilët do të përfitojnë nga ribursimi i barnave janë pensionistët dhe fëmijët. Janë këto dy grupe, të cilët kanë përqindje të lartë të kërkesave për barna, për shkak të prekjes së lartë nga sëmundjet e ndryshme. Listës së barnave me rimbursim për vitin e kaluar, iu shtuan 30 medikamente të reja dhe 40 alternativa. Përfitues të listës për 2009 ishin pacientët që vuajnë nga alergjitë, sëmundjet e astmës, sëmundjet e gjakut, sëmundjet e veshkave etj. Ndër barnat e shtuara u ofruan edhe alternativa të reja terapeutike të gamës së barnave antispastike, diuretike, antiepileptike, neuroleptike etj. Pjesë e listës së vjetshme janë bërë edhe dy barna të reja për diagnoza të patrajtuara më parë; imatimib, që përdoret për trajtimin e leucemisë mieloide kronike, alternativë e vetme për trajtimin e këtij lloji kanceri. Edhe për sivjet pritet që lista të dalë me një rritje të numrit të barnave duke pasur parasysh kërkesat dhe kostot e sëmundjeve.
Barnat
Në fund të muajit janar pritet të dalë lista e plotë e barnave për vitin 2010. Për vitin e kaluar lista e plotë me barnat e rimbursueshme ishte e përbërë nga 450 medikamente. Fatura financiare për 405 barnat që ka lista e vitit të kaluar është 4.7 miliardë lekë të reja. Ndërsa për trajtimin e të sëmurëve me veshka është rimbursuar Vangancikloviri dhe Antivirali, i domosdoshëm për trajtimin e pacientëve që i nënshtrohen transplantimit të veshkave në fazën post transplant. Megjithatë, shumëllojshmëria e sëmundjeve që prek qytetarët është e madhe
Dhe kërkon një kosto tepër të lartë për kurim. Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme në përzgjedhjen e barnave të rimbursueshme merr parasysh kriteret për sigurinë, koston, përparësinë e barnave për trajtimin e sëmundjeve të rënda. Vitin e kaluar lista u shtua me 30 barna dhe 40 alternativa. Propozimet e bëra nga spitalet për rimbursimin të barnave ishin të mëdha, ku përfshiheshin një listë e gjatë medikamentesh. Por nuk ofroheshin mundësitë financiare për përballimin e të gjitha kërkesave. Ministrja e Shëndetësisë dhe Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme ka marrë parasysh kriteret për sigurinë, koston, përparësinë e barnave për trajtimin e sëmundjeve të rënda.
Propozime që u bënë në fund të vitit 2009
Sipas komisionit të hartimit të listës së barnave, për vitin 2009 u propozuan që pjesë e rimbursimit të jenë medikamentet për të sëmurët të cilët kryejnë transplantim dhe për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rënda të gjakut, siç është leucemia. Një pjesë e pacientëve që vuajnë nga sëmundje të gjakut (leucemi), sëmundje të veshkave apo të sëmurët mendorë, do të përfitojnë falas një pjesë të barnave. Komisioni, i mbledhur në muajin mars, ka shqyrtuar kërkesat dhe ka vendosur që për sëmundjet e rënda, që kërkojnë marrjen e vazhdueshme të kurës me barna të shtrenjta, të përfitohen falas. Lista e re e barnave është mbyllur si çështje nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Specialistët e Drejtorisë së Farmaceutikës kanë përzgjedhur sugjerimet nga klinikat e spitaleve, specialistëve, mjekëve nga i gjithë vendi, si dhe firmave farmaceutike.
Lista për 2009-n përfshinte 450 medikamente
Lista e plotë me barnat e rimbursueshme për vitin e kaluar ishte e përbërë nga 450 medikamente. Fatura financiare për 405 barnat që ka lista e vitit 2009 është 4.7 miliardë lekë të reja. Ndërsa për trajtimin e të sëmurëve me veshka është rimbursuar Vangancikloviri dhe Antivirali, i domosdoshëm për trajtimin e pacientëve që i nënshtrohen tranplantit të veshkave në fazën post transplant. Megjithatë, shumëllojshmëria e sëmundjeve që ndjek jetën e çdo njeriu kërkon një kosto tepër të lartë për kurim. Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme në përzgjedhjen e barnave të rimbursueshme merr parasysh kriteret për sigurinë, koston, përparësinë e barnave për trajtimin e sëmundjeve të rënda. Vitin e kaluar lista u shtua me 30 barna dhe formë-doza, të cilat u bënë të ditura nga ISKSH-ja.
6 Janar 2010