E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masterat njëvjeçarë, Juridiku shpall emrat e kandidatëve fitues

Juridiku ka shpallur dje emrat e kandidatëve që kanë fituar të drejtën e vijimit e Masterit të Nivelit të Dytë në këtë fakultet. Në total janë 150 kandidatë fitues, të cilët janë ndarë në mënyrë të barabartë midis tre programeve të ndryshme të studimit që janë: Shkenca Juridike Civile 50; Shkencat Penale 50; E Drejta Kushtetuese e Krahasuar dhe Europiane 50. Pas shpalljes së emrave fitues, burime nga Fakulteti i Drejtësisë në kryeqytet bëjnë të ditur se kandidatët që kanë kontestime për rezultatet e publikuara, duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim, ku të përfshijnë të dhënat e tyre personale si dhe ato arsimore. Përveç njohjes së gjuhës angleze, mesatarja e studimeve të larta është një tjetër kriter për të fituar të drejtën e studimit për një nga masterat që ofron Juridiku. Aplikimi përfshin disa kritere në përzgjedhjen e studentëve, ku një ndër kushtet kryesore është edhe mesatarja mbi 8 e lëndëve që janë bërë në fakultet. Po kështu, kandidatët, që synojnë të marrin një diplomë “Master i Nivelit të Dytë”, duhet të paraqesin planin dhe programin mësimor të diplomave të realizuara, i cili tërhiqet në departamentin e degës, ku ata kanë kryer studimet në degën e parë. Këto janë dokumentet kryesore që nevojiten për të vazhduar studimet për master. Me shumë rëndësi për të vazhduar këto studime është edhe CV-ja (Curriculume Vitae) e kandidatëve. Në vazhdimin e studimeve master prioritet do të kenë kandidatët, të cilët kanë një CV të pasur nga ana profesionale.

Fakulteti i Drejtësisë
Shkenca Juridike Civile 50
Shkencat Penale 50
E Drejta Kushtetuese e Krahasuar dhe Europiane 50

6 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›