Virusi A/H1N1 merr viktimen e 10-të ne vend
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë për këtë vit nga gripi i derrit. Ajo ishte një 55-vjeçare nga Fier, e cila ishte shtruar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” prej më shumë se një jave, e cila nuk ka mundur të shpëtojë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Sipas mjekëve, 55-vjeçarja vuante edhe nga disa sëmundje të tjera. Ajo ishte obese dhe vuante nga hipertensioni arterial. Bluzat e bardha u konfirmuan se gripi i derrit i shoqëruar nga këto dy sëmundje ka përshpejtuar dhe vdekjen e viktimës. Burimet spitalore konfirmojnë se nga virusi A/H1N1 ishte prekur edhe bashkëshorti i 55-vjecares, por që nga mjekimet e marra ka arritur të rekuperohet. Ai tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Numri i të prekurve nga virusi A/H1N1 ka ardhur në rritje. Ndërsa dje u shënua viktima e 10-të. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, janë mbi 400 të prekur nga gripi i ri pandemik. Moshat mesatare e të rasteve të prekurve është 23 vjeç. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa vetëm për vaksinimin e disa kategorive të qytetarëve, me prurjen e 10 mijë dozave nga Hungaria. MSh-ja i bën apel qytetareve ti nënshtrohen vaksinimit për shkak të përkeqësimit të situatës në vend.
Rastet
51-vjeçarja nga Tirana
57– vjeçari nga Durrësi
47- vjeçarja nga Shkodra
53- vjeçari nga Shkodra
31- vjeçari nga Vlora
18- vjeçarja shtatzënë nga Berati
51- vjeçarja nga Kukësi
25- vjeçari nga Korça
25-vjecare shtatzënë me binjakë nga Tirana
55-vjeçare nga Fieri
6 Janar 2010