Sfilatë me fustane nusërie në Elbasan
Një sfilatë e veçantë modelesh u prezantua në qytetin Elbasanit. Këtë herë për publikun nuk u prezantuan modele, të cilat i përkisnin fustaneve të nusërisë, të cilët erdhën para publikut me një sfilatë të vajzave të qytetit të Elbasanit. Në këtë sfilatë morën pjesë rreth 20 vajza të këtij qyteti, por edhe disa modele profesioniste të ardhura nga Tirana. Aktiviteti me modele nusesh, i përkiste edicionit të dytë të paradës së fustaneve të nusërisë 2009 -2010, të organizuar në sallën e Teatrit Skampa në Elbasan.
Sfilata e cila është ndjekur nga spektatorë të shumtë të qytetit të Elbasanit, kishte si qëllim promovimin e fustaneve të nusërisë të dala rishtaz në treg, në prag të "stinës së dasmave". Aktiviteti ka zgjatur rreth një orë, duke u ndërthurur edhe me muzikë e poezi lirike për bukurinë vajzërore në vellon e bardhë të nusërisë. Producenti i shfaqjes Gazment Laloshi, u shpreh se ky aktivitet nuk ishte vetëm komercial, por dhe kulturor dhe sipas tij shërbente që publiku të informohej dhe mbi modelet e reja të fustaneve të nusërisë. Kjo veprimtari nuk ka vetëm karakter komercial, por edhe kulturor. Qëllimi ynë ishte ti ofronim publikut të interesuar jo vetëm një informacion për të rejat në këtë sektor, po edhe ti ofronim një mbrëmje të këndshme dhe me emocione", cilësoi ndër të tjera ai. Organizatore e këtij spektakli ishte parfumeri Sara e cila ka më shumë se 15 vite që ushtron këtë aktivitet në Elbasan, dhe njihet si sponsorizuese e shumë veprimtarive kulturore. Kjo veprimtari kulturore që u zhvillua këto ditë i shtohet listës së gjatë të veprimtarive të tjera, që do të zhvillohen gjatë këtij sezoni pranveror në këtë qytet.