Tarifa të larta për drejtësinë, mjekësinë e gjuhët e huaja
21/04/2009 Universiteti i Tiranës, propozohen tarifat e shkollimit për të gjitha programet e studimit në 8 fakultete
Programet e dyta të studimit dhe masterat niveli i parë do të shkojnë nga 60 mijë në 360 mijë lekë
Përkundrejt shtimit të kuotave të pranimeve në fakultetet publike të vendit për vitin akademik 2009-2010 nga universitetet është propozuar rritja e tarifës së shkollimit. Aktualisht pjesa dërrmuese e fakulteteve i kanë dërguar propozimet e tyre në lidhje me tarifat për çdo fakultet pranë Ministrisë së Arsimit, e cila pas rishikimit do t’i kalojë për miratim pranë kabinetit qeveritar. Për vitin akademik që vjen janë propozuar tarifa studimi disa herë më të larta dhe shkak për këtë janë bërë konsumimi i bazës didaktike si dhe ambienteve fizike nga flukset e pranimeve të studentëve të rinj gjatë viteve të shkuara. Kjo situatë nuk është shoqëruar me rritje të investimeve infrastrukturore në përmirësimin e këtyre treguesve. Rritja më e madhe e tarifave të shkollimit është shënuar pranë 8 fakulteteve të Universitetit të Tiranës, veçanërisht atij të Gjuhëve të Huaja, Mjekësisë dhe Drejtësisë. Megjithatë, këto janë vetëm propozimet e bëra nga rektorati i UT-së, i mbetet Ministrisë së Arsimit që të vendose nëse do të jenë këto tarifa apo do të pësojnë në ndryshime në zbritje.
Tarifat
Ndjekja e studimeve të larta pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja do të kushtojë rreth 85 mijë lekë viti akademik pothuajse për të gjitha programet studimore që ofrohen aty. Krahasuar me një vit më parë kjo shifër është rritur 3.5 herë më shumë, pasi tarifat e shkollimit pranë këtij fakulteti ishin 15 mijë lekë viti akademik. Po ashtu rritje kanë shënuar edhe degët që ofrohen pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe atij të Drejtësisë, për të cilat kandidatët që marrin statusin “student” do të duhet të paguajnë rreth 40 mijë lekë gjatë vitit mësimor për të vijuar studimet e larta për programet e studimit ku shpallen fitues. Ndërsa për fakultetet e tjera rritja është luhatur në shifrën e 5 mijë lekëve, pavarësisht faktit se një pjesë e tyre përfshihen te degët më të pëlqyera nga maturantët. Këto tarifa të propozuara u përkasin vetëm programeve të para të studimit, teksa për diplomat e nivelit të dytë apo masterat e nivelit të parë janë përcaktuar tarifa të tjera studimi. Ndjekja e programit të dytë të studimit pranë Fakultetit të Shkencave Sociale do të kushtojë rreth 60 mijë lekë, ndërsa masteri i nivelit të parë njëvjeçar do të kushtojë rreth 360 mijë lekë. Gjithashtu edhe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës do të ofrohet masteri i nivelit të parë, i cili do të kushtojë rreth 50 mijë lekë.
Studimet e pjesshme
Ndonëse janë përcaktuar kuotat e pranimeve për studimet me kohë të pjesshme, ende nuk janë përcaktuar të gjitha tarifat që do të aplikohen për to. Megjithatë, sipas raportit të dërguar në Ministrinë e Arsimit, Universiteti i Tiranës ka propozuar që ndjeka e studimeve part-time për degën e biologjisë, ku hyrja do të jetë e pakufizuar, do të kushtojë rreth 100 mijë lekë për vitin akademik. Konkretisht janë propozuar si kuota part-time për vitin e ardhshëm rreth 1270 pranime në Fakultetin e Ekonomikut, 400 pranë atij të Drejtësisë si dhe 450 për Fakultetin e Histori-Filologjisë. Brenda pak ditëve pritet të detajohet dhe shpërndarja e degëve në formularin A-2, i cili do të jetë vendimtar në caktimin e preferencave për të gjithë kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta në universitetet publike për 2009-2010. Kandidatët do të kenë më shumë se dy javë kohë për plotësimin e formularit të preferencave, i cili do të dorëzohet më datën 2 korrik 2009.
Rritja
Ndjekja e studimeve të larta pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja do të kushtojë rreth 85 mijë lekë viti akademik pothuajse për të gjitha programet studimore që ofrohen aty. Krahasuar me një vit më parë kjo shifër është rritur 3.5 herë më shumë, pasi tarifat e shkollimit pranë këtij fakulteti ishin 15 mijë lekë viti akademik. Po ashtu rritje kanë shënuar edhe degët që ofrohen pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe atij të Drejtësisë, për të cilat kandidatët që marrin statusin “student” do të duhet të paguajnë rreth 40 mijë lek.
Aplikimet
Aplikimet për në universitete do të zyrtarizohen nëpërmjet plotësimit të formularit A2, i cili brenda pak ditësh pritet të publikohet. Plotësimi i këtij formulari nis në muajin qershor, dhe afati i fundit për dorëzimin e të gjitha preferencave të bëra nga maturantët do të jetë data 2 korrik, një javë para dhënies së provimeve me zgjidhje. Aktualisht pranë shkollave të mesme, po zhvillohen seancat e këshillimit të maturantëve në lidhje me kujdesin që duhet të tregojnë gjatë listimit të preferencave për tu shpallur fitues.
Plotësimi
“Para se të rendisni preferencat duhet të bëni një llogaritje të përafërt të pikëve që keni grumbulluar nga rezultatet e mesatares së shkollës së mesme dhe provimeve të detyruara Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë. Pas kësaj konsultoni te Guida e Maturës Shtetërore 2008 pikët minimale për çdo program studimi që kanë bërë fitues, kandidatët e një viti më parë. Në këtë moment ju do keni një ide se çfarë programe studimi duhet të zgjidhni brenda 10 të mundshmeve, duke renditur kështu dhjetë degët e preferuara sipas rendit zbritës”
Kuotat e pranimit në Universitetin e Tiranës
Kuotat e pranimeve për 8 fakultetet koha e plotë, Trojet, part-time
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës 770 30 -
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja 730 40 -
Në Fakultetin e Drejtësisë 700 12 400
Në Fakultetin e Shkencave Sociale 500 - 240
Në Fakultetin e Mjekësisë 350 20 -
Në Fakultetin e Infermierisë 555 50 300 Në Fakultetin e Histori-Filologjisë 370 20 450
Në Fakultetin e Ekonomisë 1230 40 1270 Tab. 2 Propozimet e tarifave të shkollimit të fakulteteve të UT-së për vitin akademik 2009-2010 sipas niveleve të studimit DNP, DND, MNP
Fakultetet e UT-së DNP DND MNP Sistem me kohë e pjesshme
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 85 000 lekë
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë 20 000 lekë
Fakulteti i Ekonomisë 25 000 lekë
Fakulteti i Mjekësisë 40 000 lekë
Fakulteti i Infermierisë 25 000 lekë
Fakulteti i Shkencave Sociale 30 000 lekë 60 000 lekë 360 000 lekë
Fakulteti i Drejtësisë 40 000 lekë
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Informatikë 30 000 lekë
Biologji 12 000 lekë 100 000 lekë
Kimi Industriale 20 000 lekë
Kimi Ushqimore 20 000 lekë
Kimi 20 000 lekë 50 000 lekë
Matematikë 15 000 lekë
Inxhinieri Matematike dhe Informatike 15 000 lekë
Fizikë 13 000 lekë