E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbillen 500 mimoza te Parku i Liqenit

21/04/2009  Aksioni i Bashkisë

Ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme aksioni për mbjelljen e fidanëve të rinj pranë Parkut Kombëtar të Liqenit. Projekti i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për rigjallërimin e këtij parku është konkretizuar me shtimin e 500 rrënjëve të reja mimoza në një pjesë të këtij parku. Ndërkohë zbatuesit e këtij projekti kanë pohuar se në javët e ardhshme do të mbillen edhe qindra fidanë të tjerë pemë dekorative për shtimin e sipërfaqes së gjelbër. “Janë 500 pemë të tjera mimoza që i shtohen këtij parku në saje të aksionit të punëtorëve të ndërmarrjes nr.1 të kryeqytetit, gjë e cila do të ndikojë në shtimin e përmasës së gjelbër e, si rrjedhojë, edhe si një garanci më shumë për Tiranën e së nesërmes, për qytetin e fëmijëve dhe më të moshuarve, për ata që kanë më shumë nevojë për një qytet të shëndetshëm, për një ajër më të pastër, për një mjedis më të ekuilibruar”, - ka pohuar kryebashkiaku Rama gjatë këtij aksioni. Po ashtu rehabilitimi i Parkut ka si synim përmirësimin e gjithë infrastrukturës së tij, me rindërtimin e rrugëve të brendshme, ndërtimin e një korsie të veçantë për vrapuesit e një për biçikletat, rregullimi i ndriçimit publik dhe rindërtimi i gjithë pasqyrës ujore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›