E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISSH detajon listën e 127 ish ushtarakeve përfituesve të radhës

10/01/2011  Llogaritja e pensioneve për ish-ushtarakët

Përcaktohen pensionet edhe për 127 ish-ushtarakë të tjerë. Organet e sigurimeve, menjëherë pas marrjes së të dhënave nga dikasteret përgjegjëse për historikun e punës, kanë përcaktuar edhe masat e përfitimit për secilin aplikues. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e personave të cilëve u është llogaritur masa e pensionit në bazë të ligjit dhe ndryshimeve të përcaktuara në aktin e fundit normativ të qeverisë. Përkundrejt emrave është përcaktuar edhe zona e tërheqjes së pagesës ku aplikuesi duhet të paraqitet për marrjen e pensionit. Burime zyrtare bëjnë me dije se Instituti i Sigurimeve Shoqërore po vijon të lidhë përfitimet brenda 48 orëve nga ardhja e dokumentacioit për këdo që dikasteret sjellin dokumentacionin e kërkuar. Në kërkesat e dërguara ministrive, sigurimet shoqërore kanë kërkuar prej tyre plotësimin e dy formularëve, një për vërtetimin e vjetërsisë së shërbimit dhe të pagës mesatare referuese, si dhe një për pagën referuese në muajin e lindjes të së drejtës për përfitim. Plotësimi dhe dorëzimi i këtyre të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë apo nga SHISH, i hap udhë të menjëhershme procesit të llogaritjes së ndarjes së parave. Sipas konfirmimeve të bëra deri më tani, të parët që do të përfitojnë llogaritjen e pensioneve dhe marrjen e pagesës që u takon janë ushtarakët, të cilëve e drejta e përfitimit u ka lindur që ka 1 korriku i 2009-s. Për shkak të debateve dhe përplasjeve ligjore, pensionet e kësaj shtrese mbetën të bllokuara për më shumë se një vit e gjysmë. Procesi i ndarjes së përfitimeve të para për ushtarakët ka nisur që në mbyllje të vitit që lamë pas. Konkretisht për kategoritë e tjera bëhet me dije se procedura vijon, çka do të thotë se shpallja e listave që duhet të paraqiten për të tërhequr pensionet do të vijojë. Sipas të dhënave të deklaruara, pohohet se nga llogaritja e pensioneve në total do të përfitojnë rreth 22 mijë ushtarakë, që u përkasin kategorive të caktuara.

tabela e plote ne gazeten e dale ne treg

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›