E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja alarmuese Tirana ne rrezik

Mediu Problem administrimi i mbetjeve i ujerave te ndotura. Shqiperia ka 13 te territorit te shpallur zone e mbrojtur

Ajri i ndotur i Tiranes rrezikon seriozisht shendetin e mijera kryeqytetasve. Shqetesimi per gjendjen alarmuese te mjedisit ne kryeqytet eshte ngritur here pas here nga specialiste te mjedisit dhe OBSH-se por gjendja ka mbetur e njejte. Dje ne kongresin evropian Do it Green ndash Beje gjelber mbajtur ne Tirane Kryeministri Sali Berisha deklaroi se ndotja e larte e ajrit ka kthyer Tiranen ne nje qytet te rrezikshem. Kreu i qeverise tha se kryeqyteti perben nje nder problemet me madhore per sa i perket mjedisit dhe kjo eshte percaktuar edhe nga organizatat nderkombetare te mjedisit dhe shendetit. Ne nje linje me Berishen ministri i Mjedisit Fatmir Mediu tha se si pergjigje per uljen e nivelit te ndotjes mjedisi do te rrise siperfaqen e zonave te mbrojtura. Po keshtu Mediu sqaroi se dikasteri qe ai drejton po punon per perafrimin e legjislacionit mjedisor me standardet evropiane.

Ndotja

Niveli i larte i ndotjes ne Tirane vitet e fundit eshte rritur akoma me shume per shkak edhe te punimeve te nisura anekend qytetit nga kryebashkiaku Edi Rama cka ka shtuar akoma me shume ndotjen ndonese shpresat per uljen e saj jane te pakta pasi edhe gjelberimi ne Tirane eshte nje nocion abstrakt. Per te mbrojtur zonat e mbetura ministri i Mjedisit Fatmir Mediu tha Shqiperia ka aktualisht rreth 13 te territorit te shpallur zone e mbrojtur dhe objektivat tona ne te ardhmen jane te arrihet rreth 17 e territorit te shpallet zone e mbrojtur kjo dhe ne perputhje me objektivat ne kuader te programit Natyra 2000. Nderkohe qe mbetet problem edhe administrimi i mbetjeve urbane ujerave te ndotura demtimit te ekosistemeve pyjore dhe te baseneve te lumenjve ku sipas Mediut mjedisi ka ndertuar programe te vecanta pune per te permiresuar situaten dhe per te permbushur standardet mjedisore evropiane.

Ajri

Nderkohe edhe nje vleresim i marre nga OBSH-ja ka renditur Tiranen ne shkallen e shtate te rrezikshmerise. Aktualisht Tirana i tejkalon keto norma ndersa kryeqytetet e tjera evropiane jane ne masen 3-4 te kesaj rrezikshmerie. Sipas kesaj organizate Organizata Boterore e Shendetesise ne vitin 2007 ka dhene vleresimin e vet qe duhet te kete nje numer vdekjesh qe i atribuohen nivelit te ndotjes se ajrit. Sipas OBSH-se ky numer duhet te varioje nga 150-200 persona ne vit per vendet evropiane. Nga mesatarja e jetegjatesise per efekt te ndotjes se ajrit llogaritet 7-8 muaj me pak jete. Ndersa ne Tirane sipas OBSH-se ka ulje te jetegjatesise nga 18-24 muaj jete. Shkak per kete jane grimcat 2-3 here me te larta makinat dhe rruget e papastra. Makinat jane me te rrezikshme per shkak te cilesise se karburanteve dhe motoreve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›