E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISSH hap zyrë për emigrantët shqiptarë në Itali

 

ISSH do të hapë zyrë për emigrantët shqiptarë në Itali. Drejtues të ISSH-së janë takuar dje me Presidentit Kombëtar të ACAI-t, Leonardo Maiolica. "Ky takim i sotëm shënon fillimin e bashkëpunimit mes ACAI-t dhe ISSH-së për informimin falas të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali lidhur me përfitimet nga skema shqiptare. Ky bashkëpunim është në vijim të bashkëpunimeve me të gjitha institutet e mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve që ushtrojnë të drejtat e tyre në territorin italian", tha në fillim të takimit drejtoresha e ISSH-së, Evelina Koldashi. Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, firmosur në qershor të vitit 2008 në Itali, ACAI merr përsipër përgatitjen falas të informacionit për pagesën e kontributeve dhe skemën e sigurimeve në Shqipëri në të dy gjuhët, dhe e shpërndan atë përmes 263 zyrave që ka në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›