E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelekom ul tarifat për thirrjet ndërkombëtare

 

Kompania Albtelekom ka vendosur të ulë në 17 lekë për minutë tarifën për thirrjet ndërkombëtare për të gjithë klientët e saj. "Kjo është një ofertë për të gjithë klientët tanë, duke patur parasysh numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë", deklaroi Akdogan, ndërsa shtoi se "tashmë abonentët tanë do të paguajnë vetëm 17 lekë për minutë për thirrjet ndërkombëtare", ka thënë dje për mediat drejtori i Përgjithshëm i Albtelekomit, Mustafa R. Akdogan. Deri tani tarifat për një thirrje ndërkombëtare variojnë nga 100-300 lekë për minutë, e ndarë sipas kategorive të abonentëve dhe zonave. Në të njëjtën kohë, drejtori i Albtelekomit tha se të gjithë klientët do të mund të përfitojnë edhe nga oferta e re "fol 60 minuta dhe paguaj vetëm një minutë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›