E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Toyota”, për herë të parë në krizë pas 71 vitesh



Kriza ekonomike ka prekur edhe Japoninë, ku parashikime negative vijnë për kolosin japonez të makinave, “Toyota”. Për herë të parë pas 71 vjetësh kompania japoneze ka njoftuar se pret të humbasë 150 miliardë jen, ose 1,7 miliardë dollarë. Presidenti i “Toyota”-s deklaroi se kompania po përballet me një situatë urgjente të paprecedentë. Kërkesa globale për makinën japoneze ka pësuar rënie. Japonia shënoi një deficit prej 2,5 miliardë dollarësh në muajin nëntor, ndërsa eksportet pësuan rënie dramatike. Gjatë muajit nëntor, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e eksporteve shënoi 27 për qind ose rreth 42,3 miliardë euro, duke shënuar rënien më të fortë të eksporteve që prej 28 vjetësh. Japonia, e cila është ekonomia e dytë më e madhe e globit, për herë të parë që prej vitit 2001, ndodhet në recesion. Kërkesa për prodhimet japoneze të makinave dhe pajisjeve elektronike ka rënë në mbarë botën.

23 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›