Nishani: Kartat e identitetit nuk mund të falsifikohen
Qeveria rrëzon pretendimin e socialistëve për falsifikimin e kartave të identitetit. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka përgënjeshtruar dje akuzat e socialistëve se letërnjoftimi mund të merret më shumë se një herë. "Letërnjoftimi elektronik është i pafalsifikueshëm. Çdo individ, i cili mund të tentojë të aplikojë dy herë, nuk ka shanse të marrë dy herë dokumentin, sepse vetë sistemi që në momentin që individi aplikon për herë të dytë e identifikon si një person që ka aplikuar për shkak të shenjës së gishtave dhe parametrave biometrikë të fotografisë që është depozituar në sistem, përveç asaj që përmban karta. Askush nuk mundet dot të marrë dy herë një letërnjoftim", theksoi Nishani. Sakaq, ai përgënjeshtroi gjithashtu akuzat për manipulim të të dhënave drejtuar Partisë Socialiste. Sipas tij, këtij subjekti i janë ofruar shifrat e aplikimeve dhe shtetasve pa pasaportë, por pa bërë publik identitetin e tyre për arsye sigurie. "Në lidhje me database e plotë të të dhënave për qytetarët të cilët kanë pasaportë, ne i jemi drejtuar komisionerit të mbrojtjes së të dhënave, i cili është një institucion i pavarur, që në mënyrë kategorike na ka ndaluar të nxjerrim një bazë të tillë të dhënash dhe të përdoren jashtë institucioneve të cilat kanë përgjegjësi ligjore për ruajtjen e tyre. PS kërkon emrin, kërkon mbiemrin, kërkon mëmësinë, kërkon atësinë, kërkon datëlindjen, kërkon dhe numrin e pasaportës. Pra çdo pretendim që do të kërkohet nga PS do të verifikohet dhe do t‘i jepet një përgjigje", sqaroi Nishani. Sipas ministrit, çdo ditë aplikojnë për karta identiteti 25-30 mijë persona.
Një ditë më parë, sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, deklaroi se do të kallëzojë penalisht drejtuesit e Ministrisë së Brendshme që kanë manipuluar me shifra për letërnjoftimet. Sipas ministrit, elementët e sigurisë janë të verifikueshëm me sy, pa qenë e nevojshme instalimi i aparaturës së posaçme në qendrat e votimit. Në tentativë për falsifikime, Ministria e Brendshme ka ndaluar 10 persona, të cilët kanë aplikuar disa herë. Si faqja e të dhënave të pasaportës ashtu edhe e tërë kartave të identitetit, janë në polikarbonatë dhe shënimet në to janë me lazerin ingrey, që është një teknologji e përcaktuar nga të gjitha vendet e zhvilluara të BE dhe jep garanci për sigurinë dhe efikasitetin e këtyre dokumenteve. Element tjetër sigurie janë mikrotekstet, që janë realitete të ndryshme që ndodhen në katër cepat e kartës së identitetit, një seri me dezenja që ndryshojnë ngjyrë në pozicione të ndryshme, kemi hartën e Shqipërisë dhe të Evropës që janë të vendosura edhe në kartë edhe në pasaportë. Në kartë, në anën e majtë, është vendosur harta e Shqipërisë kurse në të djathtë, harta e Evropës.