E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibra: Calciopoli? Dokrra, Moxhi qau përpara nesh

ROME - Mediat kanë zbuluar sot pjesën tjetër të autobiografisë së Zllatan Ibrahimoviç, atë që flet për aventurën e tij italiane. Suedezi është përqendruar te të treja skuadrat që ka luajtur, por sidomos te pjesa e Calciopolit.

“Kur dikush dominon, të gjithë duan ta rrëzojnë, - rrëfen Ibra. – Ne po fitonim titullin e dytë kur plasi skandali dhe mediat e trajtonin situatën si të ishte lufta e tretë botërore. Por, pjesa më e madhe ishin dokrra, sepse ne kishim fituar në fushë. Moxhi erdhi në një takim që kishim në palestër, sërish i veshur serioz dhe me hijen e rëndë dhe nisi të qajë përpara nesh. Ai njeri aq i fortë, tani kishte një tjetër imazh. Ishte gjithnjë zot i vetes. Ne ishim më të mirët dhe vetëm duhet të na shkatërronin. Kjo ishte historia”, shton ai.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›