E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet Xho Frejzër, sfidanti më i madh i Muhamed Ali

SHBA - Xho Frejzër, ish-kampion i botës në peshat e rënda të boksit si edhe një nga sfidantët më të mëdhenj të Muhamed Ali, ka ndërruar jetë ditën e hënë.
Legjenda e sportit të dorezave, i bërë i famshëm për tre betejat me Muhamed Ali, vdiq në Filadelfia vetëm një muaj pasi u diagnostikua me sëmundjen e kancerit në mëlçi.

Frejzër ishte kampion i botës në vitet 1970-1973, ndërsa ai u bë boksieri i parë që mundi Muhamed Ali. Veç kësaj, ai fitoi edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 1964.

Sa u përket ndeshjeve me Ali, Frejzër fitoi të parën dhe humbi dy të tjera, por përballjet mbetën në memorjen e të gjithëve. Mes tyre u zhvillua ajo që quhet ndeshja e shekullit, më mars 1971, me Xho Frejzër që fitoi me një vendim unanim pas 15 raundesh në Madison Square Garden.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›