Protesta, Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë kombëtaren
TIRANE - Grupimi më i madh i tifozerisë shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë bërë të ditur sot bojkotimin e ndeshjeve të kombëtares, në shenjë proteste ndaj Federatës për çështjen e trajnerit.
Në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e tyre zyrtar, ky grupim bën të ditur se me tërheqjen e Besnik Hasit, u vërtetua se Dukës nuk i intereson kualifikimi, por thjesht gënjeshtra e radhës ndaj tifozëve dhe më pas kombëtarja përfundon e parafundit në grup.
“Kushti i Hasit për një kontratë 4-vjeçare, edhe pse ishte shumë profesional, nuk u miratua. U vërtetua se faji nuk është i trajnerit, por i lojtarëve. Shqipëria dhe kombëtarja do të bëhet, qoftë edhe për inat të atij që zgjedh trajnerët”, bëjnë të ditur tifozët, duke nënkuptuar kreun e Federatës Armand Duka.
“Duke parë këtë situatë, ne bojkotojmë ndeshjet e ekipit kombëtar deri në një njoftim tjetër”, bën të ditur grupimi i njohur në komunikatën për mediat. TKZ është grupimi më i madh dhe më i njohur shqiptar i tifozerisë.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)